Google prezanton sot në San Francisco telefonët e rinj Pixel

Publikuar më: 04-10-2016

Gjigandi i motorit të kërkimit në pronësi të Alphabet, Google, pritet të prezantojë gjatë ditës së sotme në orën lokale 18:00 dy telefonë të rinj të cilët janë përpjekja më e fundit e kompanisë për të shitur harduerë me markën e Google dhe sfiduar Apple njëkohësisht.

Analistët besojnë se evenimenti i ditës së sotme do të zbulojë iniciativa të tjera në botën e harduerin si sistemi Google Home dhe një paisje të realitetit virtual.

Por janë telefonët Pixel ata që më së shumti ngjallin kureshtjen e konsumatorëve, paisje të cilat do të zëvendësojnë linjën Nexus. Këta telefonë janë shitur që nga 2010-ta dhe prodhuar nga kompani të ndryshme në idustrinë e harduerit.

Për shkak se platforma mobile e kompanisë është kaq e përhapur, Google është mëdyshje në konsumatorët duan një telefon të rangut të lartë nga kompania apo një rival i saj.

Telefonët e rinj Pixel pritet të kalojnë koston e 600 dollarëve duke u pozicionuar si konkurrent të drejtpërdrejt të Apple iPhone. (PCWorld Albanian)

Google prezanton sot në San Francisco telefonët e rinj Pixel
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)