Google prezanton shërbimin dhe aplikacionin e ri ‘YouTube Gaming’

Publikuar më: 13-06-2015

YTG Family

Google duket se e ka marrë seriozisht përballjen me Twitch. Këtë e vërteton lajmërimi më i fundi nga gjigandi i teknologjisë. Google ka lancuar ditën e djeshme YouTube Gaming, një aplikacion dhe faqe e dedikuar shfaqjes së të gjitha përmbajtje që kanë të bënë me lojrat në këtë rrjet gjigand videosh. Mësohet se YouTube Gaming do të lancohet këtë verë fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

01_blog_post_line

Kompania Google ka vendosur ta pozicionojë këtë shërbim në treg individual nga pjesa tjetër e YouTube. Sipas lajmërimit, përdoruesit mund të kenë besim se kur të shkruajnë ‘Call’ në dritaren e kërkimit si rezultat do t’ju shfaqet ‘Call of Duty’ dhe jo ‘Call me maybe’. Raportohet se më shumë se 25.000 lojra do të kenë kanalet e tyre të vecanta të kërkimit. Edhe pse Google ka dashur që ky shërbim të jetë i pavaruar nga YouTube, videot e lojrave që do të shfaqen në YouTube Gaming janë pjesë dhe e versionin kryesor YouTube.

Ndërkohë që YouTube ka qënë më tepër i fokusuar tek shërbimi i videove, ka qënë Twitch kompania e cila ka mbizotëruar në publikimin e video-lojrave. Deri vitin që shkoi, Twitch numëronte plot 100 milion përdorues. Vitin që shkoi Google ishte ndër blerësit potencial të Twitch por ishte gjigandi i tregtisë amerikane, Amazon ajo që e bleu Twitch për 970 milion dollar. Kjo ndoshta është dhe një nga arsyet që Google po godet drejtpërdrejtë Twitch me anë të YouTube Gaming. Me anë të këtij shërbimi Google premton një eksperiencë të re  që e bën më të thjeshtë publikimit e video-lojrave në YouTube. Mbetet për tu parë nëse YouTube Gaming do arrijë të mundë Twitch apo jo. (PC World Albanian)

Google prezanton shërbimin dhe aplikacionin e ri ‘YouTube Gaming’
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)