Google prezantoi zyrtarisht versionin më të fundit të platformës mobile, Android M

Publikuar më: 28-05-2015

android-m1Në konferencën I/O 2015 të zhvilluesve mbajtur ditën e sotme, zëvendës presidenti i departamentit të inxhinierisë pranë Google hodhi dritë mbi detaje të versionit të ardhshëm të platformës mobile quajtur Android M.

E para dhe më e rëndësishmja: Android M vë theksin tek lejet e aplikacioneve. Janë gjithsesej 10 leje që duhet aprovuar nga përdorues përpara se të instalojë aplikacionet. Në fakt janë aplikacionet të cilat do të lajmërojnë përdoruesit kur është e nevojshme të shfrytëzohet një funksionalitet i veçantë. Google ka punuar në këtë aspekt me qëllimi e vetëm të ofrimit të një kontrolli më të plotë të përdoruesit mbi të dhënat personale.

android-m3

E dyta, Google foli në lidhje me të ardhmen e ueb-it dhe sesi po ndryshon. Kompania prezantoi një funksionalitet të ri quajtur “Chrome Custom Tabs”. Por çfarë është ky funksionalitet? A ju ka rastisur të klikoni mbi lidhje të caktuara në aplikacione të ndryshe dhe Android automatikisht shfaqte një kuti dialogu ku kërkohet përdorimi i një aplikacioni specifik për të aksesuar lidhjen? Në Android M, aplikacioni do të startojë automatikisht.

android-m3a

Por lajmi kryesor që solli konferenca e zhvilluesve janë pagesat mobile të cilat do të prezantohen nga shërbimi i ri, Android Pay. Ky do të jetë njëkohësisht edhe pasardhësi i Google Wallet, përmes së cilit përdoruesit mund të kryejnë blerje edhe të aplikacioneve por edhe produkteve fizike kurdoherë që është i disponueshëm një sensor NFC.

android-m5

Gjithashtu ka mbërritur edhe mbështetje për skanerat e shenjave të gishtërinjve. Ndërsa në Android kjo mbështetje ka ekzistuar më parë, çdo ishte në dorën e prodhuesve nëse donin ta implementonin. Kjo mbështetje që sjell Android M për sensorët e shenjave të gishtërinjve jo vetëm që sinjalizon një disponueshmëri më të gjërë në më shumë paisje por mund të shërbejë edhe si një mënyrë më e thjeshtë për të kryer pagesa të aplikacioneve. Qartësisht mund të kuptojmë se Google po vret fjalëkalimet tradicionale.

android-m6

E fundit dhe jo më e parëndësishmja, risia e re në menaxhimin e energjisë quajtur Doze. Nëse një paisje nuk është përdorur për një kohë të caktuar, sistemi operativ Android do të kursejë energjinë duke reduktuar numrin e aplikacioneve në sfond. Sipas pretendimeve të Google, një tablet Nexus 9 do të fitojë dyfishin e jetëgjatësisë së baterisë falë Doze. Android M gjithashtu do të mbështesë USB Tipi C.

android-m8

Ky version i sistemit operativ nuk do të mbërrijë gjer nga fundi i vitit. Gjithashtu një version eksperimenal i Android M, quajtur Developer Preview është i disponueshëm që nga dita e sotme për Nexus 5, Nexus 6 dhe Nexus 9. (PCWorld Albanian)

Google prezantoi zyrtarisht versionin më të fundit të platformës mobile, Android M
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)