Google prezantoi Youtube Red, abonimin 10 dollarësh që ofron eksperiencë pa reklama në Youtube

Publikuar më: 21-10-2015

red-launch-redNë një eveniment organizuar ditën e sotme në Log Angeles, Youtube zbuloi abonimin e shumë pritur, Youtube Red.

Duke filluar që nga data 28 tetor, kompania do të ofrojë një abonim 10 dollarësh(9.99 $) për akses të pastër nga reklamat në platformën e saj të videove. Gjithashtu të abonuarit do të kenë akses të palimituar si dhe mundësinë për të shkarkuar videot në Youtube.

Youtube Red do të jetë i disponueshëm në çdo paisje desktop apo mobil dhe të abonuarit do të kenë akses në uebfaqen pa reklama të Youtube kurdo dhe kudo.

Spekulimet për një shërbim të tillë me pagesë filluan të shfaqeshin që në muajin Prill. Youtube lajmëroi parnerët dhe krijuesit për këtë risi duke u thënë se 55 % të fitimit nga ky shërbim do të shkonte për ta. Por gjatë evenimentit të ditës së sotme Youtube asnjëherë nuk qartësoi se çfarë përqindje do të përfitonin krijuesit nga fitimet e gjeneruar nga shërbim.

Për Youtube, abonim Youtube Red është vetëm fillimi. Video platforma ka në plan të ofrojë edhe seri speciale filmash dhe dokumentaresh në të ardhmen në një përpjekje për të rritur cilësinë e përmbajtjeve. Kjo do e vinte në konkurrencë të drejtpërdrejt me Netflix, ky i fundit një shërbim i disponueshëm vetëm në SHBA.

Gjatë evenimentit Youtube përfitoi nga rasti të publikonte edhe aplikacionin e ri Youtube Music. Ky aplikacion i dedikohet i tërë kërkimit dhe eksplorimit të katalogëve të muzikës. Shërbimi Youtube Music është i disponueshëm që nga viti i shkuar dhe vetëm më 15 Shtator doli nga faza beta. Për vetëm 8 dollar të abonuarit do të përfitonin muzikë pa limit dhe pa reklama. (PCWorld Albanian)

Google prezantoi Youtube Red, abonimin 10 dollarësh që ofron eksperiencë pa reklama në Youtube
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)