Google po përgatit lançimin e Youtube Connect, një aplikacion rival i Periscope dhe Facebook Live

Publikuar më: 25-03-2016

youtube-iphone-app-100596993-largeYoutube po i bashkohet iniciativës së transmetimeve live në platformat mobile, një nismë kjo e ndërmarrë fillimisht nga Twitter me aplikacionin Periscope dhe Facebook me aplikacionin Live i cili debutoi pak javë më parë.

Aplikacioni i ri quajtur Youtube Connect, përmban të gjitha funksionet që mund të prisni nga një aplikacion transmetimi siç janë Periscope dhe Facebook Live dhe do të jetë i disponueshëm në dy platforma madhore, iOS dhe Android.

Përdoruesit do të mund të identifikohen brenda aplikacionit me anë të një llogarie Google ose Youtube. Ngelet e paqartë se kur do të debutojë Youtube Connect por sipas informacionit të VentureBeat kjo mund të ndodhë gjatë konferencës së zhvilluesve Google I/O në Maj.

Një mangësi e madhe e Youtube Connect do të ishte mos integrimi me Facebook dhe Twitter shkruante VentureBeat. Për Google do të ishte e vështirë transmetuesit do e kishin të pamundur tu komunikonin palëve të interesuara për të marrë pjesë.

Sikur kjo të mos realizohej, e vetmja mënyrë do kishte qenë vendosja në transmetimeve live në vetë faqen e Youtube ose duke dëgruar njoftime ndjekësve.

Edhe pse Youtube ngelet platforma numër një e videove aktualisht, audienca e Facebook në këtë sektor po rritet bujshëm dhe nuk qëndron larg Google shkruante ComScore gjatë mujait shkurt. Twitter gjithashtu po fiton terren dhe Youtube nuk mund të vijojë akoma të neglizhojë. (PCWorld Albanian)

Google po përgatit lançimin e Youtube Connect, një aplikacion rival i Periscope dhe Facebook Live
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)