Google po përgatit aplikacionin Android Pay për debutim

Publikuar më: 11-09-2015

android-payVersioni më i ri i aplikacionit Wallet është vetëm një sinjal i tranzicionit për të cilin po përgatitet Google. Kompania tani po ofron një aplikacion të dytë Wallet, i cili do të shërbejë për transfertat mes individëve.

Por lajmi i ditës padyshim është Android Pay, përpjekja e Google për të rivalizuar Apple Pay dhe Samsung Pay. Kur aplikacioni i dytë Wallet të tranformohet në Android Pay, konsumatorët do të kenë mundësi të kryejnë pagesa përmes NFC-së në telefonët Android me version KitKat 4.4 ose më shumë.

Ngjashëm me versionin origjinal i debutuar në 2011-tën, kartat e kreditit apo debitit do të mund të ruhen brenda aplikacionit. Pagesat mobile do të jenë të disponueshme vetëm në SHBA fillimisht me kartat American Express, Discover MasterCard dhe Visa të nxjerra nga qarkullim nga American Express Bank of America, Discover Navy Federal Credit Union, PNC, Regions Bank, USAA dhe U.S. Bank.

Me tu shfaqur në Google Play Store, aplikacioni Android Pay do të integrohet edhe në telefonët e ardhshëm Android në SHBA momentalisht gjersa të ofrohet një disponueshmëri në shkallë më të gjërë mbase edhe globale. (PCWorld Albanian)

Google po përgatit aplikacionin Android Pay për debutim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)