Google po eksperimenton me një aplikacion të ri grupesh quajtur Space

Publikuar më: 03-04-2016

google-spaces-100653843-largeGoogle nuk përton asnjëherë të nisë një eksperiment të ri. Më i fundit besohet se quhet Spaces. Sipas Android Police, aplikacioni ngjason me një mini rrjet social ku një grup miqsh ose anëtarësh të një familjeje mund të ndajnë bisedat e tyre së bashku.

Një foto e publikuar nga Android Police që duket ti përkasë aplikacionit në fjalë tregon disa seksione pjesë e tij si fotot, ftesat sociale, ueb lidhjet dhe një sërë përmbajtjesh të ndara me ata që janë pjesë e bisedës.

Qëllimi i këtij aplikacioni duket të jetë organizimi në mënyrën e duhur të bisedave më të shpeshta si përshembull: një me miqtë, një me kolegët e punës dhe një fëmijët. Është një ide e spikatur megjithatë Android ofron kaq shumë aplikacione saqë mund tu duket i padobishëm. (PCWorld Albanian)

Google po eksperimenton me një aplikacion të ri grupesh quajtur Space
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)