Google Plus kopjon Facebook, prezanton kujtimin e ditëlindjeve

Publikuar më: 01-09-2012
Share

Le të tregohemi objektivë, asnjëri prej nesh nuk ka lidhje të ngushta me të gjithë miqtë e tij në Facebook, gjithsesi faqja prej kohësh na kujton për ditëlindjen e çdokujt.

Që aty pastaj varet nga ju do ta uroni apo jo atë person. Kjo mundësi tani është e disponueshme dhe në Google+.

“Të gjithë meritojnë pak dashuri në ditëlindjen e tyre, kështu që po e bëjmë më të lehtë për ju dhe miqtë tuaj të kujtoni ditëlindjet e njëri-tjetrit.

Duke filluar nga sot do të shikoni një kujtesë në Google.com kur dikush në rrethin tuaj ka ditëlindjen! Nga aty është më e lehtë të ndani mesazhe gazmore, foto apo video për personin që ka ditëlindjen,” lajmëroi Google në një postim në Google+.

Gjithsesi në qoftë se keni preferenca të veçanta, ato mund t’i rregulloni gjithmonë sipas dëshirës në mënyrë që “t’i ndani informacionet me njërëzit e duhur”.

Google thotë se për ta bërë këtë, duhet të drejtoheni tek faqja këtu. (PCWorld Albanian)

Share
Google Plus kopjon Facebook, prezanton kujtimin e ditëlindjeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>