Google Play Store po drejtohet për në Chrome OS me miliona aplikacione Android

Publikuar më: 25-04-2016

D8FjaPX-980x651Hera e parë që pamë aplikacionet Android të funksiononin në Chrome OS ishte me anë të projektit “App Runtime for Chrome(ARC).” Ajo çfarë Google bëri ishte ndërtimi i një ambjenti Runtime të Android-it brenda Chrome OS ndjekur nga një marrëveshje me disa zhvillues për të portuar disa aplikacione Android në Chrome OS.

Tani ka ardhur momenti që Google të lëshojë në Chrome OS milion aplikacione Android duke sjellur që të gjithë dyqanin e aplikacioneve Play Store.

Në seksionin e Chrome OS në rrjetin Reddit, përdoruesit po raportojnë për disa sjellje të çuditshme të laptopëve të tyre Chromebook shkruante ARSTechnica. Kur kompjuteri ndizej për herë të parë në ekran shfaqej një opsion “Enable Android Apps to run on your Chromebook.” Opsioni më pas zhduket menjëherë dhe është e pamundur të klikohet mbi të.

ARSTechnica testoi një Chromebook Pixel të gjeneratës së dytë me një ndërtim eksperimental të Chrome OS dhe u ballafaqua me të njëjtin mesazh. Gjatë gërmimit në thellësi të kodit burimor të Chrome OS, përdoruesi i Reddit, “TheWiseYoda” zbuloi disa rreshta ku paralajmërohej ardhja e Google Play në Chrome OS.

Mesazhi bart titullin “ARC OPT IN”, një nismë kjo e cila bëri hapa përpara vitin e kaluar kur shtoi mbështetjen për shërbimet e Google Play. Por nëse Google Play vjen në Chrome OS, a do të thotë kjo e ditët e Chrome Web Store janë të numëruara?

Ky dyqan ueb aplikacionesh dhe shtojcash prej kohësh nuk por zhvillohet më tej. Google Play mbështet pagesat në mbi 136 vende të botës ndërsa Chrome Web Store vetëm në 36 shtete. Implementimi i Play Store në Chrome OS do të ishte një ndër lëvizjet më të rëndësishme të Google në ndër vite jo vetëm për kompaninë por edhe përdoruesit.

Edhe pse akoma nuk ka ndonjë lajmërim zyrtar të arritje së Google Play në Chrome OS, konferenca Google I/O është pranë. (PCWorld Albanian)

Google Play Store po drejtohet për në Chrome OS me miliona aplikacione Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)