Google Play Store 6.9 vë themelet e realitetit virtual në dyqanin e aplikacioneve

Publikuar më: 03-08-2016

google-play-store-100655435-largeGoogle po përgatitet të sjellë një sërë funksionalitetesh të reja të një rëndësie të veçantë në dyqanin e aplikacioneve Play Store duke hapur dyert drejt realitetit virtual.

Edhe pse e ardhmja akoma ska mbërritur, Android Police hyri në thellësi të çështjes pas analizës së versionin 6.9 të Google Play Store.

Një nga funksionalitetet më të rëndësishme i cili aktualisht funksionon me disa lojëra në Google Search do të jetë pjesë e vizionit të Google me dyqanin e aplikacioneve. Koncepti është ky: Ju mund të luani disa nivele të lojës përpara se ta shkarkoni terësisht. Momentalisht funksionon në Google Search por konsumatorët kanë tendencën të shfletojnë në Play Store kur kërkojnë në aplikacion. Fotoja e mëposhtme tregon sesi do të ngjajë kjo risi në Play Store:

fruit-ninja-streaming-100674968-large

Për ta shfrytëzuar këtë funksion mbi një video lojë nëse është i disponueshëm do të vëreni një buton “Try Now.” Dhe së fundi ka prova të qarta për mënyrën sesi do të ngjajnë aplikacionet e realitetit virtual në Play Store kur kjo teknologji të pushtojë gjerësisht Android-in. Falë projektit DayDream, Google do të ketë mundësi të shfaqë përmbajtje të realitetit virtual brenda Google Play.

Versioni më i fundit i Play Store do të dalë së shpejti në telefonin tuaj. Nëse nuk doni të prisni, nxitoni dhe shkarkoni apk e tij. (PCWorld Albanian)

Google Play Store 6.9 vë themelet e realitetit virtual në dyqanin e aplikacioneve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)