Google Pixel zbulohet në një imazh promocional pak orë përpara zyrtarizimit

Publikuar më: 03-10-2016

ap_resizeTelefonët Pixel të Google që pritet të kenë shfaqjen e tyre ditën e nesërme gjatë një evenimentit zyrtar janë zbuluar sot nga nga një distributori Carphone Warehouse në një përmbajtje promocionale.

Produktet e reja shënojnë një hap të rëndësishëm për zhvilluesin e Android duke e vendosur gjigandin e motorit të kërkimit në sfidë direkte me Apple dhe iPhone e saj. Dy kompanitë tashmë zotërojnë potencialin e të zhvilluarit të harduerit dhe softuerit në të njëjtën kohë.

Prodhuesit e tjerë të shquar si Samsung, shfrytëzojnë Android-in por nuk zhvillojnë softuerë vetëm e modifikojnë duke qenë terësisht të varur nga Google. Për telefonët inteligjentë Google ka përdorur markën Nexus dhe prodhoheshin nga Huawei, LG dhe HTC.

Marka Pixel do të përfaqësojë një produkt terësisht të Google ashtu siç ka ndodhur me laptoin Chromebook Pixel dhe tabletin Pixel C.  Dy telefonët do të fuqizohen nga procesori Snapdragon 821 me frekuencë 2.15 Ghz, 4GB RAM dhe 32 ose 128 GB memorje të brendshme.

Ekranet 1080p të Pixel X dhe 1440p të Pixel XL do të mbulohen nga një xham Gorilla Glass 4. Kapaciteti i baterisë së Pixel X do të jetë 2700 mAh ndërsa i Pixel XL 3450 mAh. Sipas listimit të Carphone telefonët do të karakterizohen nga kamera 12 megapiksel e pasme dhe 8 megapiksel frontale me stabilizim optik.

Së fundi mbase edhe detaji më interesant është asistenti dixhital, Google Assitant i cili debutoi me aplikacionin Allo. Me lançimin e Android Nougat 7.1 po ditën e nesërme, asistenti dixhital do të jetë pjesë integrale e telefonëve të rinj Pixel citon distributori. (PCWorld Albanian)

Google Pixel zbulohet në një imazh promocional pak orë përpara zyrtarizimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)