Google Pixel C: Tableti më i mirë Android dhe konkurrenti më i ashpër i Apple iPad

Publikuar më: 12-01-2016

2100Pixel C është tableti i parë që bart markën e Google dhe aktualisht është tableti më i mirë Android në shitje. Pixel C i bashkohet përpjekjeve të Google me laptopin Chrome OS, Chromebook Pixel ku edhe ky fundit i përket i gjithi gjigandit të motorit të kërkimit.

Pikërisht këtu qëndron veçantia e Pixel C sepse ndryshe nga tabletët Nexus të cilët ndërtohen në partneritet me prodhues të njohur si HTC, LG apo Huawei. Në këtë rast, prodhuesi dizenjon dhe ndërton produktin ndërsa Google ofron vetëm softuerin.

I tëri në Alumin

Pixel, është termi që dallon produktet vetjake të Google. Chromebook Pixel dhe Pixel C kanë disa ngjashmëri si: trup prej alumin, ekran prej xhami, kornizë të zezë dhe një dritë LED katër ngjyrëshe që tregon konsumin e baterisë. Pixel C është tableti Android më mirë ndërtuar ndonjëherë. Është solid dhe ka po të njëtën cilësi ndërtimi me Chromebook Pixel.

2100 (7)

Ka një trashësi 7 mm dhe peshon 517 gram. Në këtë aspekt iPad Air 2 është vetëm 6.1 mm i trashë dhe peshon 437 gram. Ekrani Quad HD 10.2 inç është ndër më të mirë vendosur në një tablet. Ka një dendësi prej 308 piksel për çdo inç që do të thotë një mprehtësi më të lartë sesa iPad Air 2 me 264ppi.

Pixel C ka një raport përmasash të pazakonta të ekranit. Një pjesë e madhe e tabletëve përdorin 16:10 ose 4:3 siç bën Apple me iPad, ndërsa modeli C ka një raport 1:√2 e cila është standart për fletët A4 ose A3.

Specifikat e Harduerit

Ekrani: 10.2 inç 2K (2560×1800) me 308ppi

Proçesori: katër bërthama Nvidia Tegra X1 1.9 Ghz

RAM: 3GB

Memorja e brendshme: 32 ose 64 GB

Sistemi Operativ: Android 6.0.1 Marshmallow

Kamera: 8 Megapiksel e pasme dhe 2 megapiksel frontale

Konektiviteti: Wi-Fi, Bluetooth, USB-C

Përmasat: 242 x 179 x 7 mm

Pesha: 517 gram

2100 (3)Një ditë të plotë pune

Proçesori Nvidia Tegra X1 është ndërt harduerët mobil më të fuqishëm në treg. Falë tij Pixel C performon jashtzakonisht mirë dhe ngecjet nuk janë të pranishme fare pothuajse. Lujtja me lojëra që kërkojnë grafika intensive, editimi i fotove dhe video dhe ndërtimi i databazave të mëdha nuk përbën shqetësim aspak për tabletin.

Bateria e tabletit zgjat një ditë të plotë pune por nësë përdoret vetëm në cilësinë e tabletit mund të zgjasë disa ditë. Pixel C nuk ofron rrjet celular e as vend për karta microSD.

Android Marshmallow 6.0

Pixel C është tableti i parë Android i cili vjen me versionin më të fundit të Android 6.0 Marshmallow së bashku me telefonët Nexus 6P dhe 5X. Një ndryshim i prekshëm me Android-in e Pixel C është pozicionimi i butonave “Prapa”, “Home” dhe “Aplikacionet e përdorura së fundi”. Dy të parë janë vendosur në të majtë të ekranit ndërsa i treti në të djathtë të ekranit.

Marshmallow në Pixel C është i shkëlqyer, i shpejtë, i reagueshëm.

Produktiviteti

Një nga aspektet kyçe ku Android gjunjëzohet përballe iOS dhe Windows është produktiviteti. Një pjesë e madhe e tabletëve Android përdoren kryesisht për konsum përmbajtjeje dhe jo punë.

2100 (2)

Kjo do të thotë pamundësi të përdorimit të disa aplikacioneve njëherazi në ekran ndërsa mungesa e aplikacioneve të stilit desktop është një tjetër ngërç. Sa i përket Pixel C, një pjesë e madhe e punëve tuaj është e kryer nëse përdorni tastierën opsionale.

Sigurisht që ekzistojnë disa aplikacione produktiviteti mjaft të rëndësishme si Google Docs dhe Microsoft Word.

Tastiera

Tastiera fizike opsionale e Pixel C e cila kushton 150 Euro është një ndër aksesorët më të mirë që do të keni mundësi të përdorni. Ndërfaqja e tastierës është e plotë dhe ofron eksperiencë të prakahasueshme edhe për udhtarët. Në një farë mënyrë është një mëshërim i tastierës së MacBook Air.

2100 (6)

Karakterizohet nga magnetë të fuqishëm që e mbajnë të lidhur me tabletin në çfarëdo sipërfaqeje. Konektiviteti realizohet përmes Bluetooth-it ndërsa ngarkimi përmes induksionit.

Problemi kryesor me këtë tastierë është mos përfshirja e tij çmimin e Pixel C.

Kamera

Kamera e pasme me sensor prej 8 megapiksel ofron një performancë të qëndrueshme por që në të vërtetë nuk lë hapësirë për të folur shumë rreth saj kur e krahasojmë me kamerat e telefonëve të rangut të lartë. Zhgënjyese është kamera frontale me sensor 2 megapiksel.

Çmimi

Google Pixel C kushton 500 Euro për variantit 32GB dhe 650 Euro për variantin 64GB. Tastiera magnetike kushton 150 Euro. Po të krahasojmë me konkurrentët zbulojmë se Sony Xperia Z4 Tablet kushton rreth 600 Euro por që përfshin rrjet 4G dhe tastierën. Samsung Galaxy Tab S2 9.7 kushton 500 Euro ndërsa Apple iPad Air 2 i 2014-tës 500 Euro pa tastierë.

2100 (1)

Verdikti

Pixel C është tableti më i mirë aktualisht në treg. Nuk është më i lehti, më i holi e as më i liri dhe nuk ka skaner të shenjave të gishtërinjve por ka ekran fantastik, fuqi proçesorike dhe bateri të qëndrueshme.

Google dëshiron ta prezantojë si një makineri produktiviteti duke ofruar tastierë fizike. Për një pjesë të madhe të përdoruesve në 95 % të rasteve do të kryejë punë mjaftueshëm. Një pjesë e madhe e aplikacioneve dizenjuar për telefonë do të funksionojnë por me një ngërç në rezolucion.

Avantazhet: Android 6.0 Marshmallow, jetëgjatësi baterie, ekran cilësor, ndërtim solid, USB-C dhe tastierë opsione të mrekullueshme.

Disavantazhet: Aplikacione të papërshtatura, nuk ofron funksionalitetin “Split Screen”, nuk ka 4G e as microSD, nuk ka skaner të shenjave të gishtërinjve dhe kamera mesatare.

Google Pixel C: Tableti më i mirë Android dhe konkurrenti më i ashpër i Apple iPad
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)