Google Photos krijon animacione nga videot, orienton fotot në pozicionin e duhur

Publikuar më: 17-10-2016

google-photos-100687636-largeGoogle po investon së shumti në inteligjencën artificiale dhe një nga aplikacionet i cili mund të shërbejë si matës si përpjekjeve të kompanisë në këtë sektor është Google Photos.

Me përditësimin më të fundit të aplikacionit, Google do të lajmërojë përdoruesit për fotot të cilat nuk janë në orientimin e duhur dhe se kanë nevojë për rregullim.

google-photos-reviewed-suggestions-100687637-mediumGjithashtu Google Photos do të shkëpusin momente të ndryshme nga video dhe ti shndërrojnë ato në animacione. Për fat të keq përzgjedhja nuk është në dorën tuaj por e kontrolluar nga inteligjenca artificiale.

recent-highlights-100687641-mediumSë fundi përdoruesve do tu ofrohen grupe fotosh të cilat nxirren në pah lidhur me një moment të rëndësishëm të jetës suaj. Kjo është me të vërtetë diçka speciale si lindja e një fëmije dhe arritjet e tij në moshë të vogël.

Të gjitha këto risi po vinë në Android, iOS dhe ueb aplikacionin Google Photos. (PCWorld Albanian)

Google Photos krijon animacione nga videot, orienton fotot në pozicionin e duhur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)