Google përditëson shfletuesin Chrome në iOS. Përfiton nga avantazhet e “Split View”

Publikuar më: 23-10-2015

Chrome-iPad-Multitasking-with_frame.0.0Një nga format më të dobishme për të punuar me disa aplikacione mobile njëherazi është është edhe funksionalitetit  “Split View” tani pjesë e sistemit operativ mobile të Apple që me versionin iOS 9.

Google po përfiton nga avantazhet këtij funksionalitetit me versionin më të ri të shfletuesit Chrome. Split view mund të përdoret vetëm në tabletët iPad Air 2, iPad Mini 4 dhe në iPad Pro.

Në modelet më të vjetra një gjë e tillë është e pamundur sepse kërkon një teknologji të re harduerit. Ky përditësim i Chrome për iOS sjell “Autofill” funksioni i cili bën të mundur plotësimin e fushave, kryesisht të emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve, pa qenë nevoja ti shkruani edhe njëherë nga e para. Shkarkojeni versionin e ri në këtë lidhje.(PCWorld Albanian)

Google përditëson shfletuesin Chrome në iOS. Përfiton nga avantazhet e “Split View”
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)