Google paralajmëron gazetarë dhe profesorë shënjestër të një sulmi kibernetik

Publikuar më: 24-11-2016

56ea4e98c36188d1678b458aMbrëmjen e kaluar titujt e lajmeve u pushtuan nga një paralajmërim i Google dërguar gazetarëve dhe profesorëve të profilit të lartë që sipas gjigandit të motorit të kërkimit ishin në shënjestrën e hakerave shtetëror të sponsorizuar.

Në mesin e të paralajmëruarve gjenden ekonomisti fitues i çmimit Nobel dhe kolumnist i New York Times, Paul Krugman; Profesori i Universitetit të Stanford dhe ish diplomati Amerikan Michael McFaul; korrespondenti i GQ Keith Olbermann; Kolumnistja e Politico dhe Foreign Policy Julia Loffe; resporteri i New York Times Jonathan Chait dhe gazetari i Atlantic Jon Lovett.2

Të shumta janë raportet të cilat përmbajnë banera të ngjashëm që Google i shfaq kur një person qaset në llogari.

Një prej banerave përmbante një tekst me shkrim të madh ku thuhej: “Paralajmërim: Google mund të ketë zbuluar hakera shtetërore të sponsorizuar të cilët po përpiqen të vjedhin fjalëkalimin tuaj.”untitled1

Ky tekst përmban një lidhje e cila të ofronte udhëzime për sigurimin e llogarisë. Duke pasur në konsideratë ngjarjet e fundit, besohet se këto paralajmërime vinë pas një sulmi masiv me metoda “peshkimi” nga hakerat Rus, një fushatë kjo e zbuluar nga firma e sigurisë Volexity.

Hulumtuesit e kompanisë thanë se ky sulmi masiv filloi pak orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 Nëntor dhe shënjestroi objektiva jo qeveritarë dhe grupe ekspertësh. (PCWorld Albanian)

Google paralajmëron gazetarë dhe profesorë shënjestër të një sulmi kibernetik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)