Google njofton përdoruesit, 4 mijë sulme nga hakerat shtetëror çdo muaj

Publikuar më: 12-07-2016

A woman holds her smart phone which displays the Google home page, in this picture illustration taken February 24, 2016.  REUTERS/Eric Gaillard/Illustration/Files

Eric Gaillard/REUTERS

Reuters – Një ekzekutiv i lartë i Google doli me një deklaratë të bujshme ditën e hëne ku bëri të ditur se mbi 4,000 konsumatorë të saj janë lajmëruar se kanë qenë shënjestër e sulmeve të hakerave shtetëror. Duke folur për konferencën e teknologjisë organizuar nga Fortune në Kolorado të Shteteve të Bashkura, zv. Presidentja e Google dhe anëtarja e bordit të Alphabet Diane Greene zbuloi këtë informacion gjatë një diskutimi lidhur me sigurinë online.

Lideri i kërkimi në internet i cili zhvillon platformën mobile më popullore në planet si dhe ofron një gamë të gjërë shërbimesh dhe aplikacionesh për konsumatorët e saj ka qenë kompania e cila më së shumti është shqetësuar për spiunazhin qeveritar të përdoruesve. Edhe Microsoft ka filluar së fundi të ndjekë hapat e gjigandit të motorit të kërkimit.

Në të kaluarën Google kishte thënë se dhjetëra e mijëra përdorues të shërbimeve të kompanisë janë paralajmëruar të cilët nuk kanë përtuar të rrisin nivelin e sigurisë si kundërpërgjigje. (PCWorld Albanian)

Google njofton përdoruesit, 4 mijë sulme nga hakerat shtetëror çdo muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)