Google Nexus 6P: Telefoni më i mirë Android? (Vështrim)

Publikuar më: 01-11-2015

2100Nexus 6P padyshim është produkti më i mirë që ka ndërtuar Google njëkohësisht edhe telefoni inteligjent më i mirë Android.

Në të vërtetë, produktet Nexus ndërtohen nga prodhues të njohur në bashkëpunim me Google me synimin e vetëm për të treguar më të mirën e Android. Pas shitjes së Motorola, kjo është hera e parë që Google bashkëpunon me kompaninë kineze në ngritje Huawei dhe rezultati është i mrekullueshëm.

6P ndjek hapat e phablet-it të parë të Google, Nexus 6. Ka ekran më të vogël sesa paraardhësi prej 5.7 inç. Falë këtij ndryshimi telefoni është shumë më i lehtë për tu mbajtur dhe ofron po të njëjtën eksperiencë.

Alumin dhe Xham

Phableti i zhytur në xham dhe metal ka një ekran në pjesën frontale i cili shoqërohet nga bokse të dyfishta në krye dhe fund dhe një dritë njoftimesh në skajin e majtë lart. Ndërsa pjesa e pasme nuk është aspak e zakontë.

Trupi i pasëm prej alumini është i harkuar dhe mbi të ka të printuar logon e Nexus shoqëruar nga skaneri i shenjave të gishtërinjve.

2100 (1)

Një panel prej xhami në krye të pjesës së pasme ofron hapësirë për kamerën si dhe disa sensor të cilët nuk funksionojnë mirë nën metal si NFC. Dizajni është atraktiv dhe ndryshe prej telefonëve të tjerë që kanë një pjesë të pasme të totalisht rrafshët.

Telefoni ka një trashësi prej 7.3 mm dhe peshon 178 gram. iPhone 6S Plus ka po të njëjtën trashësi por është 14 gram më i rëndë. Samsung galaxy S6 Edge+ është më i hollë me vetëm 6.9 mm dhe peshon më pak, vteëm 153 gram. Nexus 6P është më i gjatë se rivalët çka mund të rezultojë pak e vështirë për tu mbajtur në xhep.

Ekrani 5.7 inç AMOLED mund të jetë ndër më të mirët në treg. Ka një dendësi pikselash prej 518 për çdo inç dhe zotëron një mprehtësi të pashoq. Ekrani i Nexus 6P është i njëjtë me atë të S6 Edge+ duke tejkaluar Apple iPhone 6S Plus i cili ka vetëm 401 piksela për çdo inç.

Është i qartë dhe plot ngjyra por jo aq vibrant sa ekranet AMOLED të serive Galaxy S6 të cilët kanë ngjyra të theksuara, të cilat disa i preferojnë. Bokset e dyfishtë frontale ofrojnë një eksperiencë po aq të mirë sa edhe teknologjia BoomSound e HTC-së.

2100 (3)

Specifikat e Harduerit

– Ekrani: 5.7 inç quad HD AMOLED (518ppi)

– Proçesori: Tetë bërthama Qualcomm Snapdragon 810

– RAM: 3GB

– Memorje: 32/64/128 GB

– Sistemi operativ: Android Marshmallow 6.0

– Kamera: 12.3 Megapiksel e pasme, 8 Megapiksel frontale

– Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, NFC, Bluetooth 4.2, USB-C dhe GPS

– Përmasat: 159.3 x 77.8 x 7.3 mm

– Pesha: 178 gram

Nexus 6P fuqizohet nga proçesori problematik Qualcomm Snapdragon 810. Jo pak herë ky proçesor ka shfaqur tendenca të mbinxehjes në disa smartfonë ku mund të përmendim Sony Xperia Z3+. Kjo nxehje reduktonte ndjeshëm performancën e telefonit. Edhe Nexus 6P shfaq shenja të mbi nxehjes por që nuk ka rezultuar me impakt negativ mbi performancën e telefonit.

Nexus 6P është ndër phablet-ët më të shpejtë aktualisht në treg duke humbur vetëm një betejë: atë kundër Samsung Galaxy S6 Edge+.

2100 (5)

Performanca e baterisë është e pranueshme por jo ekselente. Vetëm një ditë e gjysëm mund të përdorni telefonin me një të ngarkuar të vetme të baterisë. Një teknologji e ngarkimit wireless dhe jetëgjatësi më e mirë e baterisë do të ishin perfekt por që kompensohen nga sistemi më i ri i kursimit të baterisë Doze.

Që të dy modelet, Nexus 5X dhe 6P kanë një portë USB-C. Një nga avantazhet kryesore të kësaj porte kundrejt microUSB është ngarkimi i shpejtë i baterisë me 75 % vetëm brenda një ore.

Android Marshmallow 6.0

Nexus 6P është phablet-i i parë me sistemin operativ më të fundit të Google, Android Marshmallow 6.0. Performanca e këtij sistemi operativ është fantastike në Nexus 6P dhe telefoni u përgjigjet me shpejtësi të gjitha komandave pa asnjë ngecje.

Skaner të shenjave të gishtërinjve

Skaneri i shenjave të gishtërinjve implementuar në pjesën e pasme, padyshim është ndër më të mirët që gjendet në një telefon të ditëve të sotme. Është i shpejtë, i saktë dhe është pozicionuar që të ofrojë sa më shumë komoditet.

2100 (6)

Një disavantazh është pamundësia për të shkyçur telefonin kur gjendet mbi një sipërfaqe të rrafshët ose mbi tavolinë. Mbështetje e aplikacioneve të palëve të treta aktualisht është e limituar po që po rritet.

Kamera

Nexus 6P karakterizohet nga një kamër me sensor 12.3 megapiksel. Po ky sensor është implementuar edhe në modelin 5.2 inç Nexus 5X. Kjo kamër është e mrekullueshme. Prodhon fotot reale me detaje dhe balancë ngjyrash të pakrahasueshme sidomos në dritë të mjaftueshme. Performanca e kësaj kamera nuk qëndron pas as në ambjente me dritë të pakët.

2100 (7)

Përmban disa funksionalitete mjaft tërheqëse. Një nga këto është “Burst Mode” falë së cilës kamera realizon 8 foto të njëpasnjëshme me 30 frekuenca në sekond. Këto foto të realizuara mund të kombinohen për të krijuar një foto të vetme në formatin .gif.

Kamera realizohen video slow motion me 240 frekuenca në sekond. Kamera fronatel 8 megapiksel prodhon foto plot detaje madje edhe në ambjente me pak dritë.

Çmimi

Google Nexus 6P është i disponueshme në tre variante ngjyrash: zezë, argjendë dhe bardhë. Kostoja fillon nga 499 Euro për modelin bazë 32 GB. Modeli 64 GB kushton 549 Euro ndërsa modeli 128 GB 649 Euro.

Po ti krahasojmë me rivalët mësojmë se një model 16 GB iPhone 6S Plus kushton 649 Euro, Galaxy S6 Edge+ 32 GB 699 Euro dhe Nexus 5X 16 GB 399 Euro.

Verdikti

Nexus 6P aktualisht është phablet-i më i mirë në treg dhe telefoni Android më superior. Pavarësisht kostos së ulët që ka krahasuar me konkurrentët, cilësia, dizajni dhe ndjesi që të jep është ndër më të mirat.

Performanca është kompetitive, kamera është mjaft cilësore dhe përmban një skaner të shpejtë së shenjave të gishtërinjve. Android Marshmallow 6.0 vulos çdo gjë.

Avantazhet: Kamër cilësore, skaner të shpejtë të shenjave të gishtërinjve, ekran AMOLED, jetëgjatë baterie prej një ditë e gjysëm, Android Marshmallow Stock, bokse cilësore dhe USB-C.

Disavantazhet: Mungon mbështetja për kartat microSD, nuk ka ngarkim wireless (PCWorld Albanian)

Google Nexus 6P: Telefoni më i mirë Android? (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)