Google Nexus 5X: Telefoni i duhur Android për të gjithë (Vështrim)

Publikuar më: 27-12-2015

2100 (1) Nexus 5X është varianti me kosto më të ulët i telefonëve Android të 2016-tës që mbajnë vulën e Google, dhe është ndërtuar si telefoni që i përshtatet të gjithëve. Për 330 Euro do të përfitoni një kamër serioze, një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe ekran 5.2 inç.

Që në fillim, telefonët Nexus shfaqeshin si pasqyrë e potencialit që ofron ekosistemi Android. Të ndërtuar në bashkëpunim mes Google dhe prodhuesve të njohur, telefonët Nexus përmban një version të pastër dhe pamodifikuar të Android i cili përditësohej vazhdimisht.

Nexus 5X është pasardhësi i modelit të 2013-tës, Nexus 5, i cili është telefoni inteligjent më popullor shitur gjer më sot nga Google dhe ndërtuar nga LG.

Rivlerësimi i Nexus 5

Është një telefon kompakt dhe krahasuar me modelin e 2013-tës ka ekran më të madh prej 5.2 inç. Trashësia prej 7.9 mm dhe pesha 136 gram e bëjnë Nexus 5X një ndër telefonët më të lehtë aktualisht në shitje. Po ti krahasojmë me konkurrentët mësojmë se Galaxy S6 peshon 138 gram dhe ka trashëi 6.8 mm ndërsa iPhone 6S peshon 143 gram dhe ka trashësi 7.1 mm.

2100

Sigurisht falë materialeve të ndërtimi prej plastike, nuk të jep ndjesinë e një produkti premium siç Galaxy S6 dhe iPhone 6S. Në terësi, Nexus 5X ka një ndërtim mjaft stabil dhe është shumë i rehatshëm për tu mbajtur.

Ekrani 5.2 inç karakterizohet nga një rezolucion 1080p dhe dendësi pikselash prej 423 për çdo inç. Galaxy S6 bart një avantazh në këtë drejtim falë ekrani 2K dhe dendësisë prej 577 piksel për çdo inç. Megjithatë diferencat mes një ekrani 1080p dhe 2K janë të vështira për tu vënë re.

Specifikat e harduerit

Ekrani: 5.2 inç 1080p (423ppi)

Proçesori: Qualcomm Snapdragon 808

RAM: 2GB

Memorja e brendshme: 16 ose 32 GB

Sistemi operativ: Android 6.0 Marshmallow

Kamera: 12.3 Megapiksel e pasme, 5 Megapiksel frontale

Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, NFC, Bluetooth 4.0, USB-C dhe GPS

Dimensionet: 147.0 x 72.6 x 7.9 mm

Pesha: 136 gram

2100 (9)

Falë proçesorit Qualcomm Snapdragon 808 telefoni ka një performancë të qëndrueshme megjithatë jo aq e lartë sa ofron proçesori më i mirë i kompanisë, Snapdragon 810-ta.

Shkëmbimi i aplikacioneve është një proçedurë e shpejtë, telefoni u përgjigjet menjëherë komandave megjithatë nuk është aq i shpejtë sa Galaxy S6. Kjo vihet re lehtësisht në lojëra të ngarkuara me grafika intensive dhe këto kufizimi nuk vinë vetëm nga proçesori por edhe RAM-i prej 2GB në një kohë kur konkurrentët e tjerë kanë 3 apo 4GB.

Dobësia më e madhe e Nexus 5X është bateri. Telefoni zgjat vetëm 1 ditë në gjëndje funksionale. Kthimi nga puna ju lë me vetëm 30 % bateri.

Sistemi i ri i kursimit të energjisë në Android Marshmallow, Doze, funksionon ashtu siç sugjerohet.

USB-C

Nexus 5X përmban një portë USB-C i cila ofron më shumë funksionalitet krahasuar me microUSB. Një portë e tillë u prezantua në Chromebook Pixel ndërsa tani e ofrojnë edhe telefonë të tjerë si OnePlus 2.

2100 (4)

Falë kësaj teknologjie të re, Nexus 5X mund të ngarkohet në 80 % vetëm në një orë. Do tu duhet të blini kabllo shtesë sepse ajo që ofron LG është vetëm USB-C në të dy skajet. Një kabëll standart USB në USB-C kushton afro 10 Euro.

Android Marshmallow 6.0

Së bashku me Nexus 6P, modeli 5X është ndër telefonët e parë që sjell Android 6.0 Marshmallow. Përveç Nexus Camera dhe Nexus Imprint nuk ofrohen të tjera funksionalitete specifike për Nexus 5X.

Në tërësi, sistemi operativ shfaq një performancë të qëndrueshme dhe të lartë.

Skaner i shenjave të gishtërinjve

Skaneri Nexus Imprint është më i miri që zotëron një telefon inteligjent i ditëve së sotme. Është i shpejtë dhe zotëron një saktësi 100 %.

2100 (6)Pozicionuar në kapakët e pasëm të telefonit, identifikimi përmes tij është një proçedurë e shpejtë, e lehtë dhe e rehatshme. Problemi i vetëm është se nuk mund të aksesoni telefoni kur është i vendosur mbi një tavolinë.

Kamera

Edhe kamera e Nexus 5X mund të përmbajnë një nga sensorët më të mirë aktualisht. Në dritë të mjaftueshme, niveli i detajeve të shfaqura është fantastik. Ngjyrat rezultonin natyrale dhe ka një balancë të qëndrueshme të ngjyrës së bardhë.

Por edhe në dritë të pakët telefoni nuk zhgënjen. Realizimi i fotove HDR është kënaqësi më vehte. Sensori mund të prodhojë video me 120 fps në slow motion dhe të 4K me 30 frekuenca në sekond.

2100 (7)

Sa i përket kamerës frontale, shtypja e dyfishtë e butonit qëndror lançon aplikacionin e kamerës për realizimin e selfieve.

Çmimi

Nexus 5X është i disponueshëm në tre ngjyra: zezë, bardhë dhe verdhë të çiltër. Modeli 16GB kushton 330 Euro ndërsa 32GB 370 Euro.

Modeli 32GB i Galaxy S6 kushton 450 Euro, dhe iPhone 6S 550 Euro. Ndërsa OnePlus 2 kushton vetëm 270 Euro.

Verdikti

Është një telefon brilant. Problemi kryesor është jetëgjatësia e baterisë. Kamera është fantastike po ashtu edhe skaneri i shenjave të gishtërinjve. Ka një ndërtim solid por që i mungon teknologjia e ngarkimit wireless. Padyshim është një ndër telefonët më solid në koston e 350 Eurove.

Avantazhet: kamër ekselente, skaner solid të shenjave të gishtërinjvë, ekran fantastik, Android Marshmallow, vetëm 136 gram.

Disavantazhet: jetëgjatësia e baterisë, mungesa e microSD, mungesa e teknologjisë së ngarkimit wireless (PCWorld Albanian)

Google Nexus 5X: Telefoni i duhur Android për të gjithë (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)