Google ndryshon strategjinë e përditësimeve në Android, adopton qasjen e Microsoft me Windows 10

Publikuar më: 23-08-2016

2016-03-09-20.59.29-800x482Debutimet e versioneve të reja Android kanë qenë një histori për tu harruar për Google megjithatë vitet e fundit me përpjekjet e këtij të fundit përdoruesit, të paktën një përqindje e vogël, merr përditësime mujore të sigurisë.

Por me ardhjen e Android Nougat ditën e djeshme Google zbuloi detaje shumë të rëndësishme për të ardhmen e sistemit operativ. Kompania do të ndryshojë strategjinë e përditësimeve me këtë version ku përveç versioneve madhore çdo vit, vitin e ardhshëm do të kemi përditësime po aq të rëndësishme brenda versioneve Android.

“Do të kalojmë në një axhendë përditësimesh të vazhdueshme përgjatë javëve në vijim. Në të vërtetë kemi filluar punën me përditësimin e parë madhor në Nougat që do të sjellë rifreskime dhe funksionalitete të reja ku kemi planifikuar ta ofrojmë versionin e zhvilluesve që këtë vjeshtë,” shkruante Google.

Një strategji e ndjekur nga Microsoft me programin Windows Insider dhe Apple me programin beta të iOS, Google po përpiqet të ndjekë gjurmët e kompanive në fjalë për tu gjendur më afër përdoruesit. Kështu programi beta i Android do të vijojë edhe përtej zyrtarizimeve të versioneve madhore.

Por problemi parësor i ekosistemit Android ngelet fragmentimi, diçka që Google rallë herë e adreson kur publikon versione të reja. Prodhuesit e telefonëve Android janë në situatë të keqe sa i përket përditësimeve madhor ku secili prej tyre ka nevojë deri në 1 vit që ta ofrojë nga data e zyrtarizimit nga Google. Disa prej tyre kanë bërë punë të mirë me përditësimet mujore por shumë prej tyre e kanë të pamundur. (PCWorld Albanian)

Google ndryshon strategjinë e përditësimeve në Android, adopton qasjen e Microsoft me Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)