Google ndalon shitjen e Chromebook Pixel 2, nuk e zëvendëson

Publikuar më: 31-08-2016

google_chromebook_pixel_2015_3qtr_front-100572824-largeSpekulimet se këtë vit do të kemi një rifreskim të Google Chromebook Pixel sapo morën një goditje të rëndë. Së fundit Google ka listuar modelin 1,300 dollarësh të Chromebook Pixel 2 si të padisponueshëm në Play Store.

Fundit për modelin 1,300 dollarësh vjen katër muaj pas atij me kosto 1,000 dollar në Prill. Google konfirmoi për VentureBeat se Chromebook Pixel 2 kishte mbërritur në fundin e tij dhe nuk planifikon ta risjellë në treg.

Nëse së shpejti do të shohim një Chromebook Pixel 3, kjo e gjitha është një subjekt i spekulimeve. Por gjatë muajit Qershor OMG Chrome sugjeroi se kompania po punon në një Pixel të ri i cili do të bëjë diferencën për Google.

Ky produkt që do të bëjë diferencën mund të jetë një tablet por edhe një laptop i ri. Tableti mund të jetë një tablet Chromebook por me dyqanin e aplikacioneve Play Store të integruar që të gjithë e dimë tashmë. Google asnjëherë nuk ka pasur një axhendë të caktuar me produktet piksel. I pari debutoi në Mars të 2013-tës, ndërsa Pixel 2 në Prill të 201-5tës. A do të thotë kjo se do të kemi një Pixel 3 vetëm në 2017-tën? (PCWorld Albanian)

Google ndalon shitjen e Chromebook Pixel 2, nuk e zëvendëson
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)