Google mohon publikisht planet për një shkrirje të mundshme mes Chrome dhe Android

Publikuar më: 02-11-2015

d0d8b92b-0f4f-47db-9a56-f4193a5ee704-620x372Google ka mohuar publikisht një bashkim të mundshëm mes sistemit operativ desktop Chrome OS dhe mobile Android, pas publikimit të një raporti nga Wall Street Journal.

Tabloidi amerikan vuri në qëndër të debateve online një plan të supozuar të Google për të shkrirë dy sistemet operative në një të vetëm në 2017-tën. Ky ekosistem do të funksiononte në telefonët inteligjente, tabletët, laptopët dhe kompjuterat desktop.

Chrome OS është sistemi operativ desktop bazuar në Linux i cili shfaqet në formën e një shfletuesi dhe funksionon me ueb aplikacionet e Chrome. Nga ana tjetër Android është sistemi operativ mobil më popullor sot në planet i cili është pjesë e afro 3/4 e telefonëve inteligjente në treg.

Në rrjetin social Twitter shefi i Android dhe Chrome OS, Hiroshi Lockheimer gjeti momentin për të mbajtur këtë qëndrim: “ChromeBook-ët po performojnë mjaft mirë në treg dhe ju bëj me dije se jemi goxha të përkushtuar nga këtij rangu produktesh. Sapo kam blerë dy të tillë për fëmijët e mi.”

Nuk e dimë se çfarë fshihet pas kësaj deklarate por ne jemi dëshmitarë të disa lëvizjeve të Google që për objektiv kanë pasur integrimin e mëtejshëm të dy sistemeve operative.

Që të dy platformat janë të bazuara në Linux. Përgjatë viteve të fundit spekulime të pafundme kanë supozuar një bashkim të mundshëm të dy sistemeve operativ. Gjatë kësaj periudhe u tha edhe se Google po planifikonte të braktiste këtë sistem operativ dhe pastaj erdhi laptopi Pixel C, një produkt i fuqishëm me fokus të veçantë në produktivitet.

Gjer tani, Chrome OS ka shënuar sukses kryesisht në institucione edukimi kjo për vetë thjeshtësinë që e karakterizon dhe imunitetin që bartin këto laptopë ndaj viruseve dhe maluerëve. Besojmë se ky angazhim i Google ndaj Chrome OS do të thotë një integrim më i thellë mes dy sisteve operative por akoma jo një bashkim. Google në një farë mënyre e pranon se nuk është gati akoma për një lëvizje të tillë. (PCWorld Albanian)

Google mohon publikisht planet për një shkrirje të mundshme mes Chrome dhe Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)