Google me logo të re. Ndryshimi më i madh në 16 vite

Publikuar më: 01-09-2015

3050613-slide-s-8-googles-new-logoGoogle njoftoi ditën e sotme se po bënte ca ndryshime në logon dhe markën e saj. Këto ndryshime do të prekin edhe rezultatet e kërkimit nga paisjet mobile.

september-1st-doodle-do-not-translate-5078286822539264-hp.0

Arsyeja e këtyre ndryshime është e thjeshtë: Kompania ka ndryshuar së shumti bashkë me produktet që ofron. Logoja e re sipas Google reflekton identetin e kompanisë dhe realitetit që ajo ofron sot për konsumatorët e saj në mbarë botën.

Por çfarë ka ndryshuar? Ngjyrat e logos së vjetër janë akoma aty por Google ka ndryshuar nga një font serifsans-serif.

gogole_designEdhe aplikacioni mobil i Google po rifreskohet ditën e sotme si rezultat i logos së re. Identiteti i ri po prek edhe kampusin e Google gjithashtu.

Duke qenë se Google tashmë është në pronësi të Alphabet, nuk përbën ndonjë suprizë për ne ky rifresikim i brendit dhe logos. (PCWorld Albanian)

Google me logo të re. Ndryshimi më i madh në 16 vite
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)