Google mbyll përkohësisht editorin e hartave pas skandalit të shfaqjes të logos Android dhe Apple

Publikuar më: 12-05-2015

Screen_Shot_2015-04-24_at_1.57.51_PM.0.0Duket se kërkimi i faljes nuk është i mjaftueshëm për atë çka u shfaq në hartën e Google Maps. Foto e logos së Android që urinon mbi logon e Apple u përhap kudo. Pasi Google u detyrua ti kërkonte falje publike Apple, kompania ka vendosur të mbyllë përkohësisht editorin e hartave, Map Maker derisa ai të jetë i aftë të shmangë abuzime të tilla që dalin jasht kufijve të etikës.

Kohët e fundit Map Maker ka hasur probleme pasi zhvilluesit nuk po munden më të përmbajnë abuzimet në të. Derisa ky problem të zgjidhet, modifikimet në Map do të jenë të padisponueshme që nga data 12 Maj e në vazhdim, pra për një periudhë të pacaktuar. Me anë të një postimi në forum, një pjesëtar i ekipit që merret me modifikimet në hartat e Google deklaroi se është më e drejtë që ata të pranojnë se nuk janë aq të aftë për të mbajtur nën kontroll abuzimet dhe të bëjnë një pauzë se sa situata të tilla të vazhdojnë të ndodhin. Google nuk ka publikuar ndonjë të dhënë përsa i përket rikthimit të kësaj vegle modifikimi. (PCWorld Albanian)

Google mbyll përkohësisht editorin e hartave pas skandalit të shfaqjes të logos Android dhe Apple
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)