Google mbyll përfundimisht shërbimin e fotove Picasa më 1 Maj 2016

Publikuar më: 12-02-2016

picasa-1Në një postim në blog ditën e sotme, Google njoftoi se do të largojë nga përdorimi shërbimin dhe aplikacionin e njohur të fotove Picasa.

“Kemi vendosur të tërheqim Picasan në muaj në vijim për tu përqendruar terësisht në në aplikacionin dhe shërbimin Google Photos,” shkruante gjigandi i motorit të kërkimit. Picasa u ble nga Google në 2004 nga Lifescape ndërsa nga data 1 Maj 2016 ky shërbim nuk do të jetë më funksional.

Në muajin Maj të 2015-tës Google në një farë mënyre kishte sinjalizuar “pakënaqësitë” e saj në lidhje me Picasa kur debutoi shërbimin e ri Google Photos tani edhe në formën e aplikacioneve në platformat popullore si iOS, Android dhe Ueb.

Ky vendim i ri do të thotë se nga data 15 Mars aplikacioni desktop nuk mund të shkarkohet më ndërsa ata që e kanë aktualisht të instaluar në kompjuterat e tyre do të vijojë si i tillë por që zhvillimi në të ardhmen i përket së shkuarës. Ndërsa Picasa në Ueb do të mbyllet në datën 1 Maj 2016. (PCWorld Albanian)

Google mbyll përfundimisht shërbimin e fotove Picasa më 1 Maj 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)