Google mbështet zyrtarisht sistemin operativ Android në Raspberry Pi 3

Publikuar më: 26-05-2016

raspberry-pi-3-640x427Raspberry Pi 3 nuk është bërë aspak pengesë kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e një sistemi operativ. Kompjuteri i vockël ARM aktualisht mbështet një sërë versionesh Linux madje ka edhe një model për Windows 10 IoT.

Mesa duket Pi do të fitojë mbështetjen e një prej sistemeve operativ më popullore: Android. Në depon e AOSP (Android Open source Project), një paisje e re është shfaqur, Raspberry Pi 3.

Nëse nuk jeni në dijeni kompjuterat Rapberry Pi janë në madhësinë e një karte krediti, kanë kosto të ulët dhe kanë qëllime kryesisht edukative. Hakerat e harduerit e adhurojnë Pi për shkak të natyrës së tij të hapur, madhësisë së vogël dhe konektivitetit të shkëlqyer të portave.

Për vetëm 35 dollar ju përfitoni një proçesor 1.2 Ghz 64Bit Broadcom BCM2837 ARMv8, 1GB RAM, grafika VideoCore IV, Wi-Fi 802.11n dhe Bluetooth 4.1. Përdoruesit mund të shtojnë komponentët e munguar përmes portave të ofron që nga kartat microSD tek ekranet dhe kufjet. Për të tjera funksione do të përfitoni katër porta USB, një portë Ethernet, kapëse 40GPIO, një portë kamere CSI dhe një portë ekrani DSI.

Projekti AOSP kryesisht përmban paisje Nexus dhe është diçka e rrallë të shohësh një produkt tjetër jo të Google në këtë familje. Tani çdo gjë do të jetë më e lehtë për hakerat që duan të instalojnë Android-in në Pi 3 duke përfituar nga më shumë se 1.5 milion aplikacione. (PCWorld Albanian)

Google mbështet zyrtarisht sistemin operativ Android në Raspberry Pi 3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)