Google mban event më 29 shtator. Pritet debutimi i smartfonëve të rinj Nexus

Publikuar më: 19-09-2015

android1_2040.0.0Mbrëmjen e së premtes, gjigandi i kërkimit Google zbuloi se kur do të mbante eventin e saj të radhës. Kompania ka filluar shpërndarjen e ftesave për evenimentin që do të mbajë në datën 29 shtator ora 9 e paraditës, në San Francisco.

Ajo që presim të shohim nga ky event janë padyshim smartfonët e rinj Nexus, të cilët janë përfolur aq shumë në mediat online.

Ka gati një vit pothuajse që flitet për smartfonët e rinj Nexus 5. Deri më tani kemi mësuar se janë duke u ndërtuar dy të tillë, një si frut i bashkpunimit të Google me LG dhe tjetri i Google me kompaninë kineze Huawei. Nuk do të ishtë diçka surprizuese nëse Google prezantonte një model të ri Chromecast.

Përveç rëndësisë së prurjeve të reja, ky event do të jetë një moment kyç për Sundar Pichai. Është eventi i parë që Google organizon pas ristrukturimit të kompanisë dhe pas marrjes e rolit të CEO nga Pichai. Qëndroni me ne për të marrë të rejat më të fundit në datën 29 shtator. (PC World Albanian)

Google mban event më 29 shtator. Pritet debutimi i smartfonëve të rinj Nexus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)