Google Maps do të tregojë shpejtësinë e automjetit në kohë reale

Publikuar më: 14-09-2016

gmapsNëse diçka e ka shkatërruar industrinë e produkteve GPS ka qenë pikërisht ofrimi i shërbimit të navigimit nga Google Maps. Megjithatë një veçori e cila i ka munguar këtij shërbimi dhe aplikacioni është limiti i shpejtësisë.

Sistemet e vjetra të GPS-së shfaqnin limitin e shpejtësisë diku në ekran duke ofruar informacion për shoferët dhe nëse po shkelin rregullat e qarkullimit. Disa përdorues po raportojnë një indikator të limitit të shpejtësisë i cili shfaqet në skajin e majtë fundor në aplikacionin Google Maps.

Android Police zotëron disa imazhe të ndërfaqes duke thënë se ky detaj i ri duhet të ofrojë edhe informacion rreth shpejtësisë në kohë reale. Kjo veçori besohet se do të vijë në Google Maps 9.35 dhe është çështje kohe përpara se të ofrohet për të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Google Maps do të tregojë shpejtësinë e automjetit në kohë reale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)