Google Maps për iOS ofron mbështetje për shpëndarjen e vendodhjes në Facebook

Publikuar më: 09-07-2015

facebook-f8-2015-messenger-platform-mark-zuckerbergShërbimi Google Maps për iOS sapo ka shtuar një karakteristikë të re në sajë të të cilës ju mund ti tregoni miqve tuaj në Facebook në çdo moment se ku jeni.

Versioni i ri i Google Maps 4.8.0, ka shtuar mbështetjen si për shpërndarjen e vendodhjes në Facebook dhe Facebook Messenger. Në këtë mënyrë cdo kush do të ketë mundësinë të shpërndajë vendodhjen e tij në profil apo t’ja u dërgojë atë miqve në cat.

Ky veprim është i mirëmenduar nga ana e Google, duke qënë se kjo karakteristikë e re do të rrisë audiencën e shërbimit Google Maps. Facebook numëron më shumë se 1.4 miliard përdorues dhe përfitimi i Google Maps ka për të qënë i madh. Google Maps vjen në formën e një aplikacioni falas në App Store i cili ofron një platformë të plotë hartash dhe navigimi për përdoruesit iOS që në vitin 2012. Google Maps mbetet një nga aplikacionet më popullor në iPhone dhe iPad. (PC World Albanian)

Google Maps për iOS ofron mbështetje për shpëndarjen e vendodhjes në Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)