Lajmet

Google Maps në Android paiset me modalitetin Wi-Fi Only dhe ruajtjen e hartave në kartat SD

Aug 9 2016
0 Shpërndarje
Google Maps në Android paiset me modalitetin Wi-Fi Only dhe ruajtjen e hartave në kartat SD

Google-Maps-WiFi-only-930x525Google Maps po paiset me një sërë funksionalitetesh të reja në Android me shpresën me udhëtarët do të vijojnë të shfrytëzojnë shërbimin në fjalë të hartave kur rrethanat nuk e lejojnë diçka të tillë.

Modaliteti “Wi-Fi Only” i cili ka qenë në fazë beta për disa përdorues javë më parë tani ka mbërritur i plotë në versionin më të fundit të Google Maps i aftë të funksionojë plotësisht.

Ky mund të duket përditësim i vogël por realisht mund të jetë shumë i dobishëm sidomos për planet tarifore të limituara. Me fjalë të tjera nëse në të kaluarën jeni qasur në një zonë gjeografike të caktuar përmes Wi-Fi, ajo do të ruhet edhe për përdorim offline.

Wifeyonly

Për ta aktivizuar mjafton të drejtoheni tek “Settings” dhe të përzgjidhni opsionin “Wi-Fi Only.” Një mesazh paralajmërues thotë se qasja në hartat e aksesuara më parë do të konsumojë të dhëna por shumë më pak sesa normalisht.

Një tjetër funksion i ri i cili do të pritet mirë nga përdoruesit është ruajtja e hartave offline në kartat SD. Po, më në fund do të mund të ruani zona të caktuara gjeografike për përdorim Offline në Google Maps në kartat SD.

Edhe pse Google preferon që përdoruesit e saj të jenë online nëse është e mundur, kompania është në dijeni se internetit është një e mirë që jo të gjithë e gëzojnë kur të duan dhe sa të duan si në tregjet perendimore. Por është e qartë se Google dëshiron që aplikacioni i saj i hartave të përdoret në çdo situatë krahas alternativave të fuqishme që ekzistojnë siç është rasti i Here. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>