Google lançon zyrtarisht aplikacionin e komunikimit Allo

Publikuar më: 21-09-2016

blog-image-screens-6Katër muaj pas prezantimit gjatë konferencës Google I/O, aplikacioni Allo ka debutuar zyrtarisht. Ky aplikacion përfaqëson një tentativë tjetër të Google për të hyrë në botën e platformave të komunikimit por pa “vrarë” Google Hangouts.

Por çfarë e bën të veçantë aplikacionin Allo? Ngjashëm me aplikacionin e postës elektronike Google Inbox, ekziston një funksionalitet “Smart Reply” i cili skanon bisedat aktuale dhe gjeneron disa përgjigje automatike duke përdorur inteligjencën artificiale.

Për shembull në rastet më të thjeshta Google arrin zbulojë momentin e duhur të përgjigjes “Po” ose “Jo.” Google ka premtuar se me kalimin e kohës përgjigjet e mençura do të përmirësohen në cilësi dhe stil.

Një tjetër veçori po kaq e rëndësishme bazuar në cloud është asistenti i Google. Në të vërtetë ky asistent përfaqëson teknologjinë e robotëve të komunikimit të kompanisë duke realizuar kërkime dhe shfaqur rezultate. Asistenti mund të pyetet për biletat e avionit dhe restorantet.

Përtej kësaj, Allo ofron çdo gjë që ka një aplikacion i komunikimit të menjëhershëm. Shërbimin mund ta shfrytëzoni me anë të numrit celular, pa qenë nevoja të kyçeni në llogarinë e Google. (PCWorld Albanian)

Google lançon zyrtarisht aplikacionin e komunikimit Allo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)