Google lançon Family Library në Korrik, anëtarët e familjes mund të ndajnë blerjet në Play Store

Publikuar më: 21-05-2016

child-with-tabletPronarët e paisjeve Apple mund të ndajnë përmbajtjet e tyre si muzikën, videot, librat elektronikë dhe aplikacionet që kanë blerë edhe me anëtarët e tjerë të familjes përmes iCloud Family Sharing.

Tani e tutje edhe zotëruesit e paisjeve Android do të kenë një opsion të ngjashëm. Gjatë konferencës së zhvilluesve I/O që u mbajt këtë javë, Google ofroi detajet e para të Family Library ku deri në gjashtë anëtarë të familjes mund të ndajnë blerjet në Google Play Store me njëri-tjetrin.

Android Police ishte ndër të parë të kishte vënë re këtë risi në një dokumentacion të Google ndërsa dy ditë më parë jemi njoftuar përmes një e-maili për këto ndryshime të reja. Family Library do të jetë e disponueshme që nga data 2 Korrik 2016 njëkohësisht do të nxisë zhvilluesit të integrojnë më shumë mbështetje për shpërndarjen e përmbajtjeve mes anëtare të familjes.

2Dokumentacioni dërguar zhvilluesve ofron të gjitha detajet sesi mund të aktivizohet ky funksionalitet. Me anë të Family Library përdoruesit e paisjeve Android do të mund të ndajnë librat, muzikë dhe video krahas aplikacioneve. Ekzistojnë disa kufizime si psh videot mund të shihen vetëm nga një paisje në të njëjtën kohë. (PCWorld Albanian)

Google lançon Family Library në Korrik, anëtarët e familjes mund të ndajnë blerjet në Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)