Google lançon aplikacionin Wallet. Përgatit debutimin e Android Pay

Publikuar më: 10-09-2015

new-google-wallet-1-100613583-largeTranzicioni mes Google Wallet në Android Pay mund tju shkaktojë goxha konfuzion. Kjo sepse Google ka lançuar një aplikacion të ri Wallet përmes të cilit vetëm mund transferoni para ndërsa versioni aktual do të tranformohet në Android Pay.

Tani nëse keni përdorur më parë aplikacionin Google Wallet patjetër do të jeni lajmëruar se ky aplikacion do të transformohet në Android Pay.

google-wallet-revamps-100613592-large

Google Wallet ia arriti të sfidojë Apple në pagesat mobile vite më parë duke ekzistuar si shërbim kohë përpara se prodhuesi i iPhone ta mendoni një mundësi të tillë. Por Apple arriti të ndërtonte një alternativë më të mirë me Apple Pay. Si kundërpërgjigje, Google prezantoi Android Pay në konferencën e saj të zhvilluesve I/O duke ofruar një konkurrent të denjë për Apple. (PCWorld Albanian)

Google lançon aplikacionin Wallet. Përgatit debutimin e Android Pay
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)