Lajmet

Google lançoi versionin eksperimental të Android 7.1 për Nexus 5X, 6P dhe Pixel C

Oct 20 2016
0 Shpërndarje

android-nougat-71-pixel-novet-930x523Mbrëmjen e kaluar Google lançoi paraqitjet paraprake të Android Nougat 7.1 me veçori të reja si shkurtesat në ekranin qëndror dhe ikonat e rrumbullakëta.

Më 11 Tetor Google kishte premtuar këtë version eksperimental të Android dhe tashmë e ka mbajtur atë premtim.

Ky version sjell disa prej veçorive të cilat ishin ekskluzive në telefonët Pixel. Aktualisht Nougat 7.1 është i disponueshëm vetëm për një numër të limituar telefonësh Android: Nexus 5X, 6P dhe Pixel C. Google tha se kjo listë do të zgjerohet përgjatë muajit Nëntor.

Së fundit Android Nougat 7.1 sjell API-në e nivelit 25. Mjeti i zhvillimit të softuerit (SDK) për këtë version të API-së është i disponueshëm përmes SDK Manager në IDE-në e Android Studio.

Imazhet e Nougat 7.1 për paisjet e mbështetura mund ti shkarkoni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>