Lajmet

Google lançoi versionin 2.0 të Allo me mbështetje për dritaret e shumëfishta dhe replikat direkte

Oct 27 2016
0 Shpërndarje

google-allo-google-play-storeËshtë përditësuar në versionin 2.0 aplikacioni më i fundit i komunikimit të Google, Google Allo. Tipari më i rëndësishëm i këtij përditësimi është mbështetja për multi dritaret në Android 7.0 Nougat.

E thënë ndryshe me Allo 2.0 përdoruesit mund të komunikojnë në një dritare dhe të punojnë në një tjetër në një ekran të vetëm.

Gjithashtu me këtë përditësim vjen mbështetja për “Replikat Direkte” nga ndërfaqja e njoftimeve, një veçori kortezi e Android Nougat. Tani e tutje kur merrni një mesazh në aplikacionin Allo mjafton të hapni panelin e njoftimeve dhe të klikoni “Reply” për tu përgjigjur pa qenë nevoja që qaseni në aplikacion.

Në terësi ky përditësim është goxha i rëndësishëm sidomos nëse keni të instaluar Android 7.0 ose 7.1. Sigurisht nuk ka një klient në desktop, nuk ka mbështetje për SMS-të në fundit të fundit Google po përpiqet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Allo
Lajmet e fundit>