Google lançoi verifikimin e fakteve, një veçori e cila kontrollon vertetësinë e përmbatjeve

Publikuar më: 15-10-2016

_91929004_gettyimages-509523420Gjigandi i kërkimi të internetit Google ka prezantuar një funksionalitet të ri të kontrollimit të fakteve për ti lejuar lexuesit që të mësojnë nëse historia apo lajmi që po lexojnë është e vërtetë ose jo.

Nëpërmjet një algoritmi nga schema.org të njohur si ClaimReview, historitë në kohë reale do të lidhen me artikuj dhe uebsajte për të bërë kontrollimin e fakteve. Kjo do të lejojë lexuesit që vlerësojnë vërtetësinë e një historie që po lexojnë online, më shpejt. 

Histori të lidhura që bëjnë kontrollin e fakteve do të paraqiten në ekran poshtë titullit kryesor. Shembulli që përdor Google tregon një titull mbi kontrollin e pasaportave për gratë shtatzëna, me një lidhje tek një analizë të plotë të fakteve mbi këtë problem.

Lexuesit do të jenë të aftë të dinë nëse historitë janë të vërteta apo titulli që po lexojnë është i rremë ose shumë i ekzagjeruar. Kontrolli i fakteve do të jetë i gatshëm si fillim në Britani dhe SHBA me anë të Google News, gjithashtu edhe në aplikacionin News & Weather që është për Android dhe iOS.

Publikuesit që dëshirojnë që të bëhen pjesë e shërbimit të ri mund të aplikojnë për të përfshirë sajtin e tyre. (PCWorld Albanian)

Google lançoi verifikimin e fakteve, një veçori e cila kontrollon vertetësinë e përmbatjeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)