Google lançoi App Maker për zhvillimin me lehtësi të aplikacioneve për sipërmarrjet

Publikuar më: 02-12-2016

templatelibrary-2Google prezantoi ditën e djeshme App Maker, platformë zhvillimi vizuale dhe e thjeshtuar për aplikacionet Android.

Ashtu si konkurrentët e Microsoft, me App Maker Google premton lehtësi në zhvillimin e aplikacionet nga çdokush që i shërbejnë një qëllimi specifik brenda një organizate.

Shërbimi i ri ka një ndërfaqe “tërheq dhe vendos” bazuar në cloud dhe nëpërmjet tij mund të ndërtoni një ndërfaqe aplikacioni dhe ta pasuroni me të dhëna nga aplikacione G suite, Google Maps, Contacts dhe Groups.

Këto aplikacione funksionojnë mbi të njëjtën infrastrukturë që aplikacionet G Suite funksionojnë. Administratorët IT mund ti menaxhojnë në të njëjtën formë siç bëjnë me Gmail, Drive dhe aplikacionet të tjera G Suite.

Qëllimi kryesor i këtyre aplikacioneve është mbledhja e informacionit nga inventarët dhe gjurmimi i porosive të cilat përbëjnë edhe problemet kryesore brenda një kompanie.

Avantazhi i App Maker sipas Google është zhvillimi i aplikacioneve në bazë të nevojave pa qenë i detyruar të kërkoni ndihmën e një zhvilluesi.

App Maker është i disponueshëm përmes Early Adopter Program for G Suite Business. (PCWorld Albanian)

Google lançoi App Maker për zhvillimin me lehtësi të aplikacioneve për sipërmarrjet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)