Lajmet

Google i kundërpërgjigjet Microsoft, bateria e Surface Book reziston afro 11 orë me Chrome 53

Sep 7 2016
0 Shpërndarje
Google i kundërpërgjigjet Microsoft, bateria e Surface Book reziston afro 11 orë me Chrome 53

browser-773216-100599823-largeNë përgjigje ndaj testimeve të Microsoft gjatë muajit Qershor të cilat tregonin se shfletuesi Edge kishte një jetëgjatësi më të lartë të baterisë sesa Chrome, Google vendosi të bënte testet e saj.

Google e ndërtoi testin në të njëjtën mënyrë si Microsoft. Kompania përdori dy laptopët Surface Book ngjitur me njëjri tjetrin por në fund surpriza ishte kjo: Chrome 53 shfaqet me një jetëgjatësi baterie disaherë më të lartë se testimet e Microsoft.

Por ajo që Google vendosi ishte të mos krahasonte shfletuesin e saj me Edge. I vetmi shfletues i cili performonte më mirë se Chrome, ishte Chrome. Kompania krahasoi Chrome 53 e publikuar pak ditë më parë me Chrome 46-të e cila ka debutuar në 2015-tën. Google thotë se versioni i fundit ka një jetëgjatësi baterie më të lartë sesa paraardhësi.

Konkretisht laptopi Microsoft me Chrome 46 të instaluar duke luajtur video në Vimeo rezistoi për 8 orë e 27 minuta ndërsa Chrome 53 rezistoi 10 orë e 39 minuta.

Sipas testimeve të Microsoft, Edge rezistoi 7 orë e 22 minuta ndërsa Chrome vetëm 4 orë e 19 minuta. Tani sipas testimeve të pavaruara shfletuesi i Microsoft ofronte 30 minuta më shumë jetëgjatësi baterie sesa Chrome. Megjithatë këto lloj testimesh janë të paqëndrueshme nëse realizohen në internet. Prandaj në vend që të merrni për referencë testimet e Google apo Microsoft, gjëja më e mirë do të ishte të gjykonit vetë ju për mënyrën sesi shfletuesit sillen në kompjuterin tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Chrome
Lajmet e fundit>