Google konfirmon evenimentin e 4 Tetorit, pritet zbulimi i Pixel X dhe Pixel XL

Publikuar më: 20-09-2016

2016-09-19_21-07-51-800x492Google ka habitur të gjithë ditën e sotme me dërgimin e ftesave të para për një eveniment që do të mbahet më 4 Tetor. Kur na ndajnë vetëm dy javë nga kjo ngjarje, Android Police kishte raportuar më parë se pikërisht në këtë datë Google do të prezantonte telefonët “e rinj,” Pixel X dhe XL.

Gjigandi i motorit të kërkimit ka publikuar një video në Youtube dhe tregon sesi një panel kërkimi shndërrohet në formën e një telefoni duke lënë të kuptohet se 4 Tetori do ti shtojë portofolit të Google harduerë të rinj.

Përveç telefonëve Pixel, Google pritet të zbulojë paisjen e saj të parë të realitetit virtual quajtur Daydream VR. Sa i përket telefonëve, Pixel X do të jetë një model 5 inç dhe Pixel XL një model 5.5 inç sipas informacioneve të Android Police.

Këto telefonë të rinj do të zëvendësojë markën Nexus njëherë e mirë duke vendosur paisjen e Google në një çadër të vetme, markën Pixel. Evenimenti fillon në ora 16:00 dhe mund ta ndiqni live nga youtube.com/google. (PCWorld Albanian)

Google konfirmon evenimentin e 4 Tetorit, pritet zbulimi i Pixel X dhe Pixel XL
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)