Google konfirmoi se Android Marshmallow do të zbarkojë në telefonët e parë javën e ardhshme

Publikuar më: 30-09-2015

CMoFbVuUwAEfXhOKemi muaj që presim dhe tani jemi më afër se kurrë sistemit të ri operativ të Google. Kompania ka konfirmuar se nga java që vjen, Marshmallow do të mbërrijë në Nexus 5,6,7 dhe 9 pajisje të tjera Android. Edhe pse Google nuk dha një datë zyrtare, mbërritja e përditësimit do të fillojë që nga data 5 tetor.

Duhet të pranojmë se Marshmallow nuk është ai që do të sjellë një standart të ri në sistemin operativ të Google, ashtu siç bëri Android Lollipop, por gjithsesi ai ofron një sërë karakteristikash interesante për përdoruesit Android. Një veçori e rëndësishme është zgjerimi i funksionalitetit të komandave zanore. Sistemi i ri premton ti japë përdoruesve një informacion më të detajuar përsa i përket funksionimit të aplikacioneve dhe konsumimit të memories dhe baterisë nga ana e tyre. Ky sistem do të jetë i aftë t’ju sugjerojë aplikacione bazuar në përdorimin e mëparshëm të tyre.

Përdoruesit e vjetër të Android do të ndihen të kënaqur gjithashtu nga risia ‘Doze’, e cila do të rrisë jetën e baterisë me 30% krahasuar me pajisjet Nexus 5 dhe 6. Të gjitha këto përmirësime të vogla së bashku bëjnë që të rritet niveli i eksperiencës Android në tërësi. Përdoruesit mezi po presin që Marshmallow të mbërrijë në telefonët dhe tabletët e tyre. (PC World Albanian)

Google konfirmoi se Android Marshmallow do të zbarkojë në telefonët e parë javën e ardhshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)