Google Komisionit Europian: Android-i është çelësi i konkurrencës në treg

Publikuar më: 11-11-2016

4906Google ka mohuar akuzat e komisionit Europian për abuzime me sistemin operativ Android duke shfrytëzuar pozitat dominuese për të bllokuar konkurrencën me softuerë dhe shërbime alternative.

Komisioni Europian dërgoi akuzat gjatë muajit Prill duke paralajmëruar Google se mund të përballet me një sanksion 7.4 miliard dollarësh, 10% të të ardhurave totale globale.

Kent Walker, zv president dhe këshiltar i përgjithshëm i Google tha: “Android-i nuk ka dëmtuar konkurrencën, por e ka zgjeruar. Android-i është platforma mobile më fleksibël e cila balancon nevojat e mijëra prodhuesve dhe operatorëve, miliona zhvilluesve dhe mbi 1 miliard konsumatorëve.”

Në përgjigjen e saj Google kundërshtoi disa prej premisave të Komisionit madje edhe qëndrimin se Android nuk konkurron me Apple iOS. Walker tha: “Rasti i Komisionit Europian është i bazuar në idenë se Android nuk konkurron me Apple iOS. Ne nuk e shohim në atë mënyrë. Besojmë se as Apple. Apo prodhuesit e telefonëve, apo zhvilluesve apo përdoruesit.”

Kompania thotë se marrëveshjet në fuqi me prodhuesit e telefonëve ku u kërkohet instalimi i një suite aplikacionesh nga Google kontribojnë mjaftueshëm të dhëna për kompaninë në mënyrë që të vijojë ofrimin të Android.

Në të njëjtën kohë Google insiston se arsyeja e ruajtjes së një niveli kontrolli mbi Android është me qëllim që të ruhet platforma nga fragmentimi ku një version është i papërshtatshëm me tjetrin.

Javën e kaluar gjigandi i motorit të kërkimit mohoi akuzat e çështjes së blerjeve online me po të njëjtën retorikë duke nxjerrë në pah konkurrencën me Amazon. (PCWorld Albanian)

Google Komisionit Europian: Android-i është çelësi i konkurrencës në treg
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)