Google i jepet një afat gjashtë javor për ti kthyer përgjigje akuzave të Komisionit Europian për Android-in

Publikuar më: 15-07-2016

2100Gjigandit të motorit të kërkimit Google i është dhënë një afat gjashtë javor për tu kthyer një përgjigje akuzave të Komisionit Europian kundër sistemit operativ mobile Android. Në muajin Prill autoritetet europiane thanë se kërkesa e Google nga prodhuesit e telefonëve për të integruar aplikacionet Google Search dhe Chrome në produktet e tyre për të përfituar dyqanin e aplikacioneve Play Store mund të dëmtojmë konkurrencën e dhe konsumaorët.

“Komisioni ka vendosur të shtyjë afatin për një përgjigje konkrete nga Google lidhur me Android gjer më 7 Shtator. Google kërkoi më shumë kohë për të rishikuar dokumentet e padisë,” u shpreh një zëdhënës i Komisionit Europian.

Afati i parë ishte data 27 Korrik dhe nëse Google humbet këtë betejë ligjore me autoritetet europiane rrezikon të vuajë sanksione me vlerë 7.4 miliard dollar, ose 10 % të të ardhurave globale. Ditën e djeshme akuza të reja erdhën nga Komisioni Europian në drejtim të Google duke sulmuar praktikat e biznesit të reklamimit të kompanisë.

Sistemi operativ i Google gjendet në 1,4 miliard paisje në mbarë botën duke i garantuar platformës pozitat e liderit në këtë sektor. (PCWorld Albanian)

Google i jepet një afat gjashtë javor për ti kthyer përgjigje akuzave të Komisionit Europian për Android-in
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)