Google i jep fund mbështetjes së Chrome në Windows XP dhe Vista

Publikuar më: 13-11-2015

Chrome lapel pinGoogle ishte një nga të fundit që doli në krah të Windows XP-së kur të gjithë e braktisën përfshi këtu edhe Microsoft. Gjigandi i motorit të kërkimit tha se do të ofronte mbështetje të platformës përmes shfletuesit Chrome përgjatë 2015-tës.

Google tha se me këtë synonte të inkurajonte përdoruesit të kalonin në versionet më të reja të sistemit operativ Windows duke u dhënë mjaftueshëm kohë.

Por tani ka ardhur momenti dhe Google njoftoi se duke filluar nga muaji Prill i 2016-tës e më tutje shfletuesit Chrome në Windows XP nuk do të funksionojë më. Sigurisht përfundimi i mbështetjes për XP-në nuk është diçka e papritur por që mësuam se edhe Vista së bashku me Mac OS X 10.6, 10.7 dhe 10.8 nuk mbështeten më. Madje këto dy platforma janë braktisur edhe nga Microsoft e Apple.

postimin në blog Google vë theksin tek rëndësia e përditësimeve të sigurisë: “Të tilla platforma nuk marrin më përditësime kritike të sigurisë duke i lënë të hapura kundrejt çdo infektimi nga një virus apo maluer.”

Google dhe Microsoft i kanë mbështetur platformat e vjetra për një kohë të gjatë duke shkuar përtej limiteve dhe objektivave. Lajmi i mirë është rënia e Windows XP nën 10 %. Sa i përket përdoruesve të Mac OS, ata duhet të përditësojnë sa më parë të jetë e mundur. (PCWorld Albanian)

Google i jep fund mbështetjes së Chrome në Windows XP dhe Vista
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)