Google i jep fund mbështetjes për Chrome në Windows XP dhe Vista

Publikuar më: 15-04-2016

1107-thumb-chrome-100066234-largeGoogle njoftoi fundin e mbështetjes për Chrome në Windows XP me versionin 50 të shfletuesit. Por jo vetëm sepse pjesë e këtij përjashtimi janë Vista dhe Mac OS X 10.9 ose më pak.

Më parë gjigandi i motorit të kërkimit kishte thënë se mbështetja për Windows XP dhe Vista do të përfundonte në Nëntor. Megjithatë, përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin versionet e vjetra të tij.

Google e mbështeti Windows XP për të vetmen arsye kur edhe Microsoft e kishte braktisur: numri i lartë i përdoruesve. Kompania e shikoi si një mundësi për të larguar organizatat IT nga Internet Explorer të cilat punonin me Windows XP.

Largimi i mbështetje për Chrome realisht nuk ka pse të shqetësojë përdoruesit e Windows XP duke qenë se edhe vetë sistemi operativ nuk ofron më përditësime të sigurisë. Por ka një shfletues i cili akoma mbështet të gjitha ato sisteme operative që Google apo Microsoft nuk e bëjnë më: Mozilla Firefox.

Në të kaluarën Google kishte premtuar mbështetje për Chrome deri në Tetor 2013, gjashtë muaj përpara se Microsoft ti jepte fund Windows XP. Më pas kompania premtoi mbështetje gjer në Prill të 2015-tës. Sot, plot 181 milion kompjutera funksionojnë akoma me Windows XP. (PCWorld Albanian)

Google i jep fund mbështetjes për Chrome në Windows XP dhe Vista
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)