Biznes

Google hedh poshtë akuzat e Komisionit Europian për konkurrencë të pandershme

Nov 4 2016
0 Shpërndarje
Google hedh poshtë akuzat e Komisionit Europian për konkurrencë të pandershme

A man holds his smartphone which displays the Google home page, in this picture illustration taken in Bordeaux, Southwestern FranceGoogle hodhi poshtë të gjitha akuzat e Bashkimit Europian duke i hapur kështu rrugë autoriteteve rregullatore drejt sanksioneve të ashpra për gjigandin e motorit të kërkimit.

Pas gjashtë vitesh hetim, Komisioni Europian akuzoi formalisht gjigandin Amerikan të teknologjisë për praktika të pandershme konkurrence me sistemin operativ Android.

Gjatë muajit Korrik akuzave të Android iu shtuan edhe ato të Adsense. Këshilltari i Përgjithshëm i Google, Kent Walker u shpreh se akuza nuk ka bazë ligjore e as ekonomike dhe se veprimet e kompanisë nuk kanë pasur si synim eleminimin e rivalëve.

Asnjëherë nuk kemi abuzuar me cilësinë apo rëndësinë e informacionit që kemi ofruar. Përkundër e kemi përmirësuar më tej. Kjo nuk është aspak e drejtë, thjesht kemi dëgjuar konsumatorët tanë,” tha Walker.

Ai tha se Komisioni Europian nuk kishte marrë në konsideratë konkurrencën e Amazon, platformat e-commerce, rrjetet social dhe agjensitë e reklamimit të gjitha shërbime të ofruar nga Facebook apo Pinterest.

Ekzekutivët e Bashkimit Europian e konfirmuan se kishin marrë përgjigjen e Google. “Në secilin prej rasteve Komisioni Europian do të marrë masa e nevojshme vetëm pasi të ketë konsideruar përgjigjen e Google, tha zëdhënësi i Komisionit Rikardo Kardoso.

Google do ta ketë të vështirë të bindë Europën dhe nëse nuk ja arrin saksione të rënda priten. Penaliteti mund të arrijë vlerën e 7.4 miliard dollarëve ose 10% të të ardhura globale vjetor të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>