Google hedh hapat e parë drejt internetit të gjërave me asistentin Google Home

Publikuar më: 05-10-2016

img_0305-800x533Google prezantoi një linjë të tërë produktesh ditën e djeshme dhe një prej tyre është rival i drejtpërdrejtë i kutisë Amazon Echo. Quhet Google Home dhe përmban të gjithë teknologjisë e komandave të zërit të zhvilluar nga gjigandi i motorit të kërkimit gjer më sot.

Produkti 129 dollarësh, Google Home, u përgjigjet pyetjeve, kontrollon paisjet inteligjente dhe luan muzikë. Funksionon njëlloj si asistenti dixhital në telefonët Android dhe aktivizohet me komandën “Ok Google.”

Google Home është produkti i dytë, pas Google Allo, i cili sjell asistentin dixhital të Google. Asistenti në fjalë është një teknologji e re e riorganizuar për të funksionuar më shumë me si një robot komunikimi.

Së shpejti do të jetë i disponueshëm në të gjitha platformat dhe produktet e Google, që nga Android Wear 2.0 tek telefonët Pixel. (PCWorld Albanian)

Google hedh hapat e parë drejt internetit të gjërave me asistentin Google Home
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)