Harduer

Google gati të sfidojë Apple me atë që mund të jetë telefoni i parë i gjigandit të motorit të kërkimit

Jun 27 2016
0 Shpërndarje
Google gati të sfidojë Apple me atë që mund të jetë telefoni i parë i gjigandit të motorit të kërkimit

Nexus_6P_Hands_On_3457830a-medium_trans++qVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8Google po përgatitet të trondisë tregun e telefonëve inteligjent me një paisje të saj, një lëvizje e cila do ta vendoste gjigandin e motorit të kërkim përballë iPhone. Kompania është në diskutime me operatorët mobil në prag të prezantimit të telefonit të parë me markën e Google, raportoi prestigjozja britanike Telegraph.

Aktualisht Google zhvillon sistemin operativ Android i cili fuqizon 1 në 5 telefonë të shitur në të gjithë botën ndërsa vetë kompania ka ndërtuar telefonët e saj në bashkëpunim me prodhues të shquar si LG dhe Huawei në të kaluarën. Ndryshe nga Apple, telefonët e Google ndërtoheshin, dizenjoheshin dhe prodhoheshin nga prodhuesit e tjerë ndërsa kompani përqendrohet vetëm tek softueri.

Telefoni i ri i cili do të debutojë nga fundi i vitit do ti garatojë Google më shumë kontroll jo vetëm në softuer po tashmë edhe në harduer dhe dizajnin e tij. Pavarësisht se Android-i është sistemi operativ i pjesës më të madhe të telefonëve të shitur sot globalisht, Apple akoma dominon sektorin e telefonëve luksoz me parametra të lartë.

Dy vitet e fundit Google është ballafaquar me probleme të shumta që nga përditësimet e ngadalta të versioneve madhore Android gjer tek kundërshtitë e prodhuesve për të përfshirë shërbimet e Google në telefonët e tyre.

58419339-google-android-xlarge_trans++z-WJk4-Hom44bTGgt7BoCnnTe5naV0fkHHvjKQZ9xOw

Një telefon me markën e Google do ti garantonte kompanisë një jetëgjatësi të shërbimeve të saj nëse prodhuesit ja dalin të refuzojnë edhe ligjërisht implementimin e aplikacioneve të gjigandit të motorit të kërkimit.

Ben Wood, analist i CCS Insight lidhur me çështjen në fjalë u shpreh: “Ata i tremben së shumti fragmentimit të Android-it dhe e ndjejnë nevojën e një platforme më të kontrolluar. Besoj se Google po përpiqet të imponojë një kontroll të ngjashëm me atë të Apple.”

Google shquhet për shërbimet e saj të suksesshme të internetit dhe kohët e fundit ka kryer disa lëvizje të cilat forcuan lidhjen mes kompanisë dhe harduerit siç është rasti i Pixel C dhr Chromebook Pixel. Rick Osterloh, ish president i Motorola, tani është në krye të divizionit të harduerit, një shpjegim i qartë i ambicjeve në rritje të Google.

Kjo lëvizje sillte një dimension të ri diskutimesh dhe debatesh lidhur me pretendimet e Bashkimit Europian se Google ka abuzuar me dominimin e Android-it. Në muajin Prill, Komisioni Europian formalisht akuzoi kompaninë për forcim të pozitave monopolistike duke shfrytëzuar suksesin e Android-it, Google Play dhe shfletuesit Chrome. Komisioni ka pushtetin për ti shkaktuar Google një dëm financiar prej 7.5 miliard dollarësh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>