Google gati të përballet me Apple ndërsa tenton kontroll të plotë mbi linjën Nexus

Publikuar më: 02-02-2016

huawei-nexus-6p-screenshotIshte paralajmëruar më parë dhe tani raportohet se Google do të marrë frerët e telefonëve Nexus jo vetëm si ideator por tani edhe si prodhues.

Shefi ekzekutiv Sundar Pichai sinjalizoi synimet e kompanisë për më shumë kontroll ndaj programit Nexus. Kjo do të thotë reduktim i ndjeshëm i nivelit të përfshirjes së partnerëve si Samsung, Motorola, Huawei, HTC apo LG siç ka ndodhur në të kaluarën.

Google aktualisht posedon plotësisht të gjitha produktet që bartin logon Pixel, siç janë laptopi Chromebook Pixel dhe Pixel C. Kjo lëvizje e re jo vetëm që i jep qasje të plotë Google ndaj markës por në një farë mënyre e shfaq si një rival të drejtpërdrejt jo vetëm të iPhone por edhe strategjisë së Apple. Por përveç Nexus 6P gjer më sot asnjë model Nexus nuk ka qenë i aftë të konkurrojë me telefonët e nivelit të lartë si IPhone apo Galaxy S.

Raporti i publikuar nga The Information, citon edhe prodhuesin e këtij viti të linjës Nexus që do të jetë HTC. (PCWorld Albanian)

Google gati të përballet me Apple ndërsa tenton kontroll të plotë mbi linjën Nexus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)