Google fillon përpjekjet për përmirësimin e dyqanit të aplikacioneve Play Store

Publikuar më: 03-11-2016

The Google Pixel phone is displayed during the presentation of new Google hardware in San FranciscoGoogle po shton përpjekjet  për të ndihmuar zhvilluesit e aplikacioneve Android të ndërtojnë bizneset e tyre ndërsa tregu i aplikacioneve po ngopet.

Nën lidershipin e Sameer Samat, i cili u bashkua Google në fillim të këtij vitit, kompania ka vënë dorë vazhdimisht mbi rekomandimet e Google Play Store duke integruar inteligjencën artificiale dhe zgjeruar mbështetjen për platforma të ndryshme pagesash.

Përpjekjet e Google janë në pasqyrim i atyre të rivalit të Apple, i cili po gjatë këtij viti rishikoi udhëzimet e App Store në mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave të gjeneruara.

Që të dy kompanitë janë përballur me kritika nga zhvilluesit të cilët me vështirësi po qëndrojnë në tregun e ngopur të aplikacioneve. Në të njëjtën kohë shumë konsumatorë ankohen për aplikacionet të cilat kryejnë më tepër funksione sesa qëllimi i tyre i vërtetë.

Zakonisht funksionet ekstra kryehshin nga aplikacione të tjera. Lojërat mbeten në fokusin e Google Play Store. Nintendo po zhvillon një version të Super Mario Run në Android. Dyqani do të zgjerohet në më shumë platforma si realiteti virtual, veshjet elektronike dhe laptopët Chrome OS.

Pavarësisht se Google krenohet me numrin e lartë të paisjeve Android që qasen në Play Store, Apple nga ana tjetër gjeneron më shumë të ardhura. Sipas App Annie, një firmë mobile analitike, 70% e aplikacioneve të shkarkuara këtë vit ishin Android ndërsa 65% e të ardhurave gjeneruar prej aplikacioneve shkojnë tek Apple.

Google ka përmirësuar dukshëm edhe sistemin e pagesave. Mbi 47 tregje ofrojnë tarifimin e kreditit celular në këmbim të blerjes së një aplikacioni. Rekomandimet e aplikacioneve po përmirësohen duke përdorur inteligjencën artificiale. (PCWorld Albanian)

Google fillon përpjekjet për përmirësimin e dyqanit të aplikacioneve Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)