Google fillon lançimin e Play Store në laptopët Chrome OS

Publikuar më: 22-09-2016

chrome_os_google_play-930x543Siç kishte premtuar Google më në fund po sjell dyqanin e aplikacioneve Android, Play Store, në laptopët Chrome OS.

Aplikacionet, lojërat dhe përmbajtjet multimediale do të jenë të disponueshme në versionin më të fundit stabil të Chrome OS. Jo të gjithë ata që zotërojnë një laptop Chrome OS do të përfitojnë menjëherë nga Play Store.

chrome_os_settings_google_play_betaKy debutim do të jetë gradual dhe duhet të aktivizohet manualisht nga faqja e cilësimeve sapo të keni kaluar në versionin 53.0.2785.129.

Sistemi operativ zhvillohet në tre faza, ashtu si dhe shfletuesi: Faza e Zhvilluesve, Faza Beta dhe Faza Stabile.

chrome_os_google_play_sign_inTani Google Play po ofrohet në fazën e fundit dhe sapo të aktivizoni opsionin do tu shfaqen disa ndërfaqe të cilat i kemi paraqitur në imazhe.

chrome_os_google_play_terms_1Fillimisht duhet të kyçeni në llogarinë e Google e më pas të pranoni kushtet e përdorimit të shërbimit. Stabiliteti i aplikacioneve dhe lojërave është përmirësuar ndjeshëm që nga debutimi në kanalin e zhvilluesve por që mbetet shumë për tu bërë. (PCWorld Albanian)

Google fillon lançimin e Play Store në laptopët Chrome OS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)