Google feston sot ditëlindjen e 17-të me një “doodle” të veçantë

Publikuar më: 27-09-2015

google-17th-birthd_3454186bKanë kaluar 17 vjet që nga themelimi i motorrit të kërkimit Google. Kompania ka vendosur ta festojë këtë ditë të shënuar me anë një të logoje të veçantë që shfaqet në uebfaqen google.com. Në vend të logos tradicionale është vendosur një kompjuter plastik i viteve ’90 në ekranin e të cilit vihet re logoja që Google përdorte në vitin 1998.

google-13th-birthd_3454191b

Pavarësisht se Google feston datën 27 shtator, as vet themeluesit nuk e dinë se kur kjo kompani është krijuar saktësisht. Që nga vitit 2006, kompania ka festuar si datë të shënuar 27 shtatorin, por vitin që kaloi ishte data 26 që u festua. Në vitin 2004, ditëlindja e 6-të e Google u festua me një logo në datën 7 shtator ndërsa në vitin 2003 dita e ditëlindjes ishte 8 shtatori.google-10th-birthd_3454193b

Në fakt asnjëra nga këto data nuk i afrohet datës së vërtetë të themelimit. Në historinë e korporatës është vendosur data e themelimit 4 shtator i vitit 1998. Google i dha fund konfuzimeve në vitin 2013 duke deklaruar se ajo ka festuar 4 data të ndryshme themelimi por data 27 është më e sakta duke qënë se në 27 shtator të vitit 2002 vendosi në uebfaqe logon e parë të ditëlindjes. Logoja e ditëlindjes së 17-të është aktualisht duke u shfaqur në çdo shtet. Ndoshta vitin tjetër presim ndryshime duke qënë se Google tanimë është në zotërimin e një kompanie më të madhe të quajtur Alphabet. (PC World Albanian)

Google feston sot ditëlindjen e 17-të me një “doodle” të veçantë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)